• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Serbi/ Janë rreth 6 mijë shqiptarë të fshirë nga listat zgjedhore!

by Java News
02/04/2022 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 6 mijë shqiptarë që jetojnë në Serbi janë hequr nga listat e votuesve, në vigjiljen e zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe të pjesshme lokale të Serbisë.

Bazuar në kërkimet shkencore të, Flora Ferati Sachsenmaier, akademike dhe një ish-banore e zonës së Luginës së Preshevës, shqiptarët etnikë janë fshirë sistematikisht nga listat e votuesve në Serbi, duke u privuar kështu de-facto nga të drejtat e tyre elementare.

“Në vitin 2015, unë po hulumtoja në këtë zonë dhe disa nga familjet, aktivistët dhe politikanët që hasa, vazhdonin të thoshin ‘po na fshijnë, po na fshijnë’, ka thënë Sachsenmaier për Exit, raporton EURACTIV.

Të dhënat e mbledhura dhe të përpunuara nga Sachsenmaier, bazuar në listat e votuesve, sugjerojnë se 4 mijë e 200 persona nga komunën e Medvegjës dhe 2 mijë të tjera nga komuna e Bujanocit janë çregjistruar nga listat e votuesve.

Me zgjedhjet e trefishta në Serbi që zhvillohen të dielën, heqja e një numri kaq të lartë të shqiptarëve etnikë nga listat e votuesve mund të ndryshojë rezultatin e votave.

Të dhëna të mëtejshme të mbledhura nga Sachsenmaier sugjerojnë se disa fshatra të Medvegjës kanë parë një rënie të popullsisë shqiptare prej 41 deri 71 për qind, edhe pse ata nuk u larguan kurrë nga zona.

Për shembull, në fshatin Sfrice numri i votuesve shqiptarë etnikë është ulur me 71, 25% ndërmjet viteve 2012 dhe 2019. Ndërsa në Sijarinë, numri në fjalë  është ulur për 70,64 për qind.

Sipas hulumtimit të Sachsenmeir dhe dëshmive të mbledhura nga banorët, autoritetet serbe, pretenduan se po dërgonin zyrtarë shtetëror për të verifikuar vendbanimet.

Këta të dërguar do të raportonin se banorët nuk mund të gjendeshin në adresat e tyre dhe kështu rrjedhimisht Komisioni Zgjedhor në Serbi do të fshijë familje të tëra nga listat zgjedhore, pa vendim paraprak të lëshuar me shkrim.

Sipas Sachsenmeir qytetarëve të larguar nga listat zgjedhore serbe u është thënë “Jo, ju nuk jetoni këtu, ju jetoni në Kosovë, ne nuk mund t’ju njohim”.

“Është e rëndësishme të kuptohet se ata po abuzojnë me ligjin. Çdo vend në botë ka një ligj për vendbanimin, por nuk ka asnjë vend në Evropë që abuzon me ligjin në fjalë që ka në cak një grup të caktuar në atë mënyrë për të ndryshuar përbërjen etnike të një zone”.

Studiuesja shpjegoi se në Institutin Max Planck për Studimin e Diversitetit Fetar dhe Etnik, ajo kreu një studim me 500 shqiptarë të fshirë në Medvegjë, dhe vetëm 20 iu dha një vendim me shkrim, i shtypur në  gjuhën serbe, edhe pse ligji parasheh që vendimi mut të shkruhet edhe në gjuhën shqipe.

“Ata e dinë se ajo që po bëjnë nuk është kushtetuese, kështu që duke mos lëshuar një dokument të shkruar, ata fshehin gjurmët,” shtoi Sachsenmaier.

Praktika në fjalë u quajt nga Komiteti i Helsinkit në Beograd “spastrim etnik me mjete administrative”.

Next Post
E rëndë në Itali/ Aksidenti u merr jetën 2 vëllezërve shqiptarë

E rëndë në Itali/ Aksidenti u merr jetën 2 vëllezërve shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com