Gazment Bardhi veçoi ndershmërinë si një nga pikat më të forta të Indrit Sefës. Dhe nuk kurseu Genc Pollon për shpifjet ndaj kandidatit të PD.
“Demokratët kanë ditur gjithmonë ta dallojnë të mirën nga e keqja, të dallojnë kontribuesit nga përfituesit 30 vjeçar nga sigla e PD. Kush i është afruar PD në opozitë, as nuk duhet të sulmohet, as të linçohet, por vetëm të vlerësohet. Qytetarët e Lushnjes do të ndëshkojnë me votë ata që siglën e partisë e kanë përdorur për përfitime personale dhe që duan, edhe sot, të përdorin demokratët si mish për top. Kandidati i PD është kandidati më i mirë që i ofrohet qytetarëve të Lushnjës, një njeri me integritet, profesionist i shkëlqyer si avokat, demokrat që i ka shërbyer demokratëve. Në lidhje me sulmet e ish kolegut tim Genc Pollo për Indrit Sefën, shpreh keqardhje. Pollo u votua në Lushnjë dhe në 4 vjet nuk u kujtua për hallet dhe problematikat e Lushnjes. Ndërkohë që Genc Pollo është milioner, Indrit Sefa i ka ofruar shërbim mbrojtës falas dhe do t’ia ofronte sërish, po të ishte në PD, për ndonjë proces që mund t’i hapet Pollos për hallet e veta personale. Është e ulët dhe papërgjegjshmëri e madhe, që në vend qe të sulmosh kandidatin e PS, sulmon me baltë, shpifje kandidatin e demokratëve. Indrit Sefa është një demokrat i ndershëm, që vetëm i ka dhënë Partisë Demokratike dhe nuk do ta shikoni duke marrë diçka mbrapsht, siç kanë bërë ata që baltosin demokratët.”, – tha Gazment Bardhi.