• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Kreu i NATO-s: Jemi në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin për të siguruar stabilitet gjatë procesit

by S T
13/01/2025 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë që të sigurohet që të mos ketë destabilizim në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Rutte e ka quajtur situatën në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë si çështje kyçe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këto deklarata ai i bëri më 13 janar gjatë një debati që u zhvillua në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtjes në Parlamentin Evropian në Bruksel.

“Natyrisht, i kemi disa shqetësime atje, sidomos për situatën në Bosnje e Hercegovinë, por edhe raportet mes Serbisë dhe Kosovës”, tha shefi i NATO-s.

Ai shtoi se aleanca nuk do të lejojë të ketë ndonjë vakum të sigurisë, as në Bosnje e Hercegovinë, e as diku tjetër në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Gjithsesi, ne jemi në kontakt me Kosovën, por edhe me Serbinë, për të siguruar që zgjedhjet që do të zhvillohen më vonë në Kosovë në shkurt të mos çojnë deri te destabilizimi. Kjo është kyç. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor ne vërtetë duhet të mbetemi të angazhuar për së afërmi sepse është një fqinjësi kryesore për ne”, tha Rutte.

Kosova do të mbajë zgjedhje të rregullta parlamentare më 9 shkurt.

Mbajtja e votimeve po bëhet në kohën kur në dy vjetët e fundit tensionet kanë qenë të larta në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Në shtator të vitit 2023, në veri të Kosovës një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi në Banjskë të Zveçanit, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjsinë për sulmin, që Kosova e konsideron terrorist, e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Ndërkaq, në nëntor të vitit të kaluar ndodhi një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Ky kanal furnizon me ujë disa komuna të Kosovës dhe uji i tij përdoret për ftohjen e termocentraleve.

Kosova sërish fajësoi Serbinë për sulmin, por Beogradi mohoi përfshirjen dhe tha se do të hetojë rastin.

NATO ka prani ushtarake në Kosovë përmes misionit të saj paqeruajtës, KFOR. Gjatë tensioneve në veri në të kaluarën, aleanca vazhdimisht ka paralajmëruar se është e gatshme të ndërhyjë nëse e sheh të nevojshme.

Ndërkaq, gjatë debatit në PE, shefi i aleancës tha se në këto kohëra të rrezikshme është e domosdoshme që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të forcojnë bashkëpunimin.

Sipas tij, Rusia po bën përpjekje që të destabilizojë vendet anëtare të aleancës dhe të bllokut evropian.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për sigurinë në Evropë. Nuk jemi në luftë, por nuk jemi as në paqe”, tha ai duke kërkuar që të rriten investimet në siguri dhe mbrojtje nga vendet anëtare.

Sipas planit të mëhershëm, të gjitha vendet anëtare të aleancës duhet të investojnë në mbrojtje më së paku 2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Edhe pse pajtimi për këtë ishte bërë para më shumë se dhjetë vjetësh, këtë synim ende nuk e kanë arritur të gjitha vendet anëtare, pavarësisht se që nga nisja e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, investimet në mbrojtje janë rritur.

“Dy të tretat e vendeve anëtare të NATO-s tash shpenzojmë së paku 2 për qind të BPV-së për mbrojtje. Por, kjo nuk është as përafërsisht e mjaftueshme. Për një mbrojtje të duhur, duhet shumë më tepër”, theksoi shefi i NATO-s./ REL

Next Post
“U qëllua brenda në makinë”/ Vrasja me armë zjarri në afërsi të Vlorë, policia jep detaje: Viktima…(EMRI)

"U qëllua brenda në makinë"/ Vrasja me armë zjarri në afërsi të Vlorë, policia jep detaje: Viktima...(EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In