• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Greqi/ Cipras dhe Micotaqis përcjellin mesazhet e fundit

by Java News
25/05/2019 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një miting të madh në sheshin qendror të Athinës kryeministri Aleksis Tsipras ka mbyllur fushatën elektorale të partisë së tij për zgjedhjet për parlamentin europian dhe ato të administratës lokale që zhvillohen njëkohësisht të dielën, ndërsa kanë marrë ngjyrën e zgjedhjeve kombëtare.

Ai u ka kërkuar grekëve votën për të vazhduar politikat sociale që po zbaton qeveria e tij në këto momente që Greqia po rimëkëmbet ekonomikisht.

“Greqia nuk kthehet pas.Të dielën do të vendosim me çfarë plani do të ecë vendi përpara, tani që dolëm në dritë pas programeve të ndihmës, tani që mundemi të lirë të planifikojmë ditën e nesërme për atdheun tonë”, thotë Tsipras.

Ndersa lideri i opozitës Kyriakos Mitsotakis ka zgjedhur Selanikun për t’u bërë thirrje përkrahësve të partisë së tij që me anë të votës t’i japin fitoren dhe të detyrojnë partinë në fuqi të largohet duke shpallur zgjedhjet kombëtare, ndërsa ka kritikuar katërvjeçarin e qeverisjes Tsipras.

“Dëgjova zërin e grekëve, durimin e tyre, vitet e pritjes, shpresën se më në fund diçka mund të ndryshojë për më mirë në këtë vend, dëgjova vullnetin për të lënë pas gënjeshtrat”, tha Mitsotakis.

Rreth 9.9 milion grekë, prej të cilëve mbi 530.000 për herë të parë, do të shkojnë në kutitë e votimeve të dielën për të zgjedhur 21 eurodeputete nga 40 parti dhe formacione politike, si dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal.

Ndërsa 5 vjet më parë Syriza i ka fituar këto zgjedhje me 3.8% vota më tepër, sondazhet e fundit japin një diferencë nga 1.2 deri në 7.5 % në favor të konservatorëve, por prej vitit 2014 asnjëherë kompanitë e sondazheve nuk kanë qenë të besueshme.

Nëse kryeministri Tsipras do dalë nga këto zgjedhje me diferencë të ngushtë, me më pak se 3% nga konservatorët ,atëherë mundësitë për të shpallur zgjedhje të parakohshme brenda muajit qershor janë të shumta. Në të kundërt ato do të zhvillohen në vjeshtë të këtij viti. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është pjesëmarrja e shumë shtetasve shqiptarë jo vetëm si votues, por edhe si kandidatë. (Tema)

Next Post
Karton i verdhë i qëllimshëm, Ramos rrezikon dënimin nga UEFA

Ramosi interesohet të iki nga Real, oferta nga Juve, United dhe Liverpul

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen nga unë! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen nga unë! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

February 26, 2026
Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

February 26, 2026
LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

February 26, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

February 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Çfarë nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD?

February 26, 2026
Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In