• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në FSHF, Veliaj: Fituam betejën për Tiranën, s’do hezitoj ta vazhdoj betejën për transparencë pas finales së Conference League

by Java News
13/05/2022 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi në Top Albania Radio përplasjen me Federatën Shqiptare të Futbollit, për transparencën e zgjedhjeve për Shoqatën e Tiranës. Veliaj theksoi se falë asaj beteje të fituar, Shoqata e Tiranës ka tashmë një kryetar të zgjedhur me vota te drejta. Veliaj theksoi se debati do të vijojë pas ndeshjes së Conference League.

“Bashkia e Tiranës u përfshi për të pasur zgjedhje transparente për shoqatën e Tiranës sepse aty merr pjesë. I patëm ato zgjedhje dhe morëm atë vendim gjykate, që na dha të drejtë. Idealisht do të doja që e njëjta e drejtë të ishte për të gjithë Shqipërinë. Për sa i përket Bashkisë së Tiranës, të drejtën tonë e fituam.

U bë një garë transparente dhe fitoi edhe me vendim gjykate, po edhe me votat e klubeve, kandidati që e bëri garen në mënyrë të hapur dhe transparente. Këtu mbaron pjesa që i intereson Bashkisë së Tiranës.

A meriton kjo betejë të vazhdohet për më tej? Unë besoj që po. Dhe nuk do të hezitoj ta vazhdoj këtë betejë mbas ndeshjes, por di të them se çdo shqiptar i mirë duhet të bëjë ashtu siç edhe ne i bëjmë thirrje kundërshtarëve tanë politikë, kur vjen puna që ne të anëtarësohemi në Bashkimin Europian, që jemi përpara Këshillit të Sigurimit, atëherë të gjithë ne duhet të jemi bashkë sepse është një marrëdhënie e Shqipërisë me botën.

Kjo vlen edhe për marrëdhënien e Tiranës me FSHF-ne. Kjo është një ngjarje që ka të bëjë me imazhin e Shqipërisë me botën dhe sigurisht që do e lemë për një moment më të vonë diskutimet dhe diferencat tona. Shqipëria është shumë më e rëndësishme se sa diferencat që kam unë me dikë tjetër, të cilat nuk do të hezitoj t’i vazhdojmë mbas ndeshjes.

Ky është një oportunitet i jashtëzakonshëm për t’i treguar botës një Tiranë super moderne. Unë nuk i jam shmangur asnjë beteje: fituam betejën me Tiranën për të pasur një shoqatë jo me emërim, por me zgjedhje dhe jo me lavazhier të importuar… Për të gjitha këto do kemi kohë që të kemi këto debate, po tani fokus tek ndeshja”, theksoi Veliaj.

Finalja e Conference League, Veliaj: Në Tiranë do te jenë dy fan zone për tifozet e skuadrave respektive, autobusë të dedikuar nga Rinasi

Finalja e Conference League në Tiranë do të jetë një festë e vërtetë për kryeqytetin, tifozet qe do te vijne dhe qytetaret. Në një intervistë për emisionin “Paso” në Top Albania Radio, kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi disa nga përgatitjet për organizimin. “Transporti i tifozëve nga Rinasi në Tirane do të bëhet me autobusë të dedikuar. Po përgatisim edhe dy fan zone.

Fan Zona e Romës është përcaktuar nga organizatorët te Diga e Liqenit., kurse ajo e Feynordit do të jetë te pedonalja e Tiranës. Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të bëjë ato punë që di të bëjë më mirë, organizimin e eventeve në sheshe. Qyteti do të vishet edhe me një dekor të veçantë para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes”, tha Veliaj.

“Për Tiranën nuk fal njeri”/ Veliaj: Të njëjtët gazetarë që thanë se finalja do të shkojë në Athinë, spekuluan me çmimet e hoteleve

Tirana po bëhet gati që të mikpresë deri në 100 mijë vizitorë për finalen e Conference League. Duke folur për Top Albania Radio, Veliaj komentoi edhe çështjen e çmimit të hoteleve në kryeqytet. “Jemi përgatitur për te pritur nga 40 deri në 100 mijë vete. Sigurisht, i kam dëgjuar edhe këto muhabetet e hoteleve. Por duhet të shpjegoj një gjë, jo për të mbrojtur Tiranën, se ju e dini që unë për Tiranën nuk fal njeri, por duhet të kuptojmë diçka: kur hotelet e qytetit futen në platforma si Booking.com apo Expedia etj., praktikisht ia kanë dorëzuar çmimin algoritmit të platformës.

Pra, edhe kur kanë qenë Lojërat Olimpike në Athinë, edhe kur ka ndeshje të Champions League, algoritmi funksionon si fluturimet me avion. Mund ta kapësh fluturimin në avion edhe me linjat e ulëta për 19 Euro, mund ta kapësh kur je në mes me 200 Euro, dhe kur je pasagjeri i fundit, mund ta kesh çmimin 500 deri në 1000 Euro. Pra, ka një algoritëm që e ngre automatikisht çmimin teksa shtohet kërkesa dhe ulet oferta. A ka spekulantë?

Patjetër që ka! Por nuk do të doja të bënim lojën ku ne i nxijmë faqen vetes sonë. Kur shikoj që të njëjtët gazetarë që i gëzoheshin një lajmi të rremë, se finalja do të transferohej në Athinë, po këta gazetarë nxjerrin këto lajme, duke sharë gjithë industrinë e turizmit në Tiranë. Këta janë njerëz që i kanë ndërtuar hotelet me mund, që kanë sjelle markat me te njohura, kanë marrë yjet, që punësojnë qindra njerëz, por në momentin që t’i je pjesë e një rrjeti global të booking apo të gjitha agjencive të tjera, është algoritmi ai që cakton çmimet”, theksoi Veliaj./m.j

 

 

Next Post
“LSI nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve”/ Mehmetaj: Fushata ka qenë e pastër, kandidatët s’blenë vota, ku t’i gjenin lekët

LSI e “Rithemelimi” bashkojnë forcat/ Mehmetaj: Rama i frikësuar, në skenën politike po rikthehen aktorë të fuqishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In