• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi i ekspertëve: SHBA dhe Kina rrezikojnë përplasjen bërthamore për Tajvanin

by E S
28/05/2026 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konflikt mes SHBA-së dhe Kinës për Tajvanin do të rrezikonte një përshkallëzim bërthamor, pasi të dyja ushtritë ka shumë gjasa të ndërmerrnin operacione të gjera kundër qendrave të komandës dhe komunikimit të palës kundërshtare. Këtë e tha të enjten një qendër e njohur kërkimore për mbrojtjen.

Në një vlerësim strategjik të publikuar përpara takimit më të madh vjetor të mbrojtjes në Azi, që mbahet këtë fundjavë në Singapor, Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike me bazë në Londër pohoi se bota ndodhet në prag të një gare të re armatimesh bërthamore, “me rajonin Azi-Paqësor në qendër të saj”.

“Vendete rajonit dhe ato me interesa strategjike po zgjerojnë arsenalet e tyre bërthamore, ndërsa shtetet që nuk kanë armë bërthamore po zhvillojnë kapacitete konvencionale goditëse me rreze të gjatë veprimi; të dyja këto po e vënë në pikëpyetje stabilitetin strategjik”, thotë INSS.

Tajvani, konflikti në Iran dhe pasiguritë mbi angazhimin e SHBA-së ndaj rajonit pritet të jenë ndër temat kryesore në Konferencën aziatike, e organizuar nga qendra nga 29 deri më 31 maj. Ky aktivitet vjen pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump në Pekin më herët gjatë këtij muaji, i cili ka ngjallur shqetësime në Tajpei lidhur me gatishmërinë e SHBA-së për ta ndihmuar ishullin demokratik të mbrohet.

Daniel Salisbury, studiues i lartë në Institutin Ndërkombëtare për Studime Strategjike, vuri në dukje se në takimin më të fundit mes Trump dhe Jinping nuk pati bisedime specifike për armët bërthamore dhe se marrëdhënia mes dy superfuqive ishte “mjaft e vështirë” në aspektin bërthamor.

Megjithëse arsenalet bërthamorë të SHBA-së dhe Rusisë janë ende shumë më të mëdhenj se rezervat e Kinës, zyrtarë amerikanë dhe analistë të kontrollit të armëve thonë se Kina po zgjeron dhe po përmirëson kapacitetet e saj të armëve atomike më shpejt se çdo fuqi tjetër bërthamore. Pentagoni në një raport te publikuar në dhjetor tha se Kina është në rrugë për të pasur 1,000 koka bërthamore deri në vitin 2030.

Next Post
Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, Hoxha: Kërcënimi nuk është diplomaci, jemi krah Ukrainës

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, Hoxha: Kërcënimi nuk është diplomaci, jemi krah Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In