Raundi i dytë dhe i fundit i votimit në zgjedhjet e parakohshme legjislative të Francës është duke u zhvilluar këtë të diel.
Partia në pushtet e Emanuel Macron, duket se po pëson humbje përball ekstremit të djathtë të Le Pen.
Pjesëmarrja ishte afër 60 përqind në orën 17:00 – më e larta që nga viti 1981 – me pjesëmarrjen e përgjithshme të vlerësuar rreth 67 përqind, sipas sondazhit të Ipsos Talan.
Votimi do të përcaktojë kryeministrin e ardhshëm të Francës, i cili ka të ngjarë të vijë nga partia ose koalicioni që do të fitojë shumicën e vendeve.