• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Dibër, sot afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve

by A R
19/08/2016 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e sotme shënon afatin përfundimtar për regjistrimin në KZAZ, të kandidatëve që garojnë në zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon intensivisht punën për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore dhe nxjerrjen e akteve të nevojshme ligjore, në funksion të këtij procesi, që do të mbahet më 11 shtator.

Deri tani, KQZ ka regjistruar partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe dy koalicionet zgjedhore, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe “Aleanca Popullore për Punësim dhe Mirëqënie”.

Zgjedhjet për kryetar të bashkisë Dibër konsiderohen për palët politike një test paraprak i zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Partia Socialiste, e mbështetur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, do të konkurojë në këtë proces me kandidatin Muharrem Rama, ndërsa Partia Demokratike e opozitës do të garojë me kandidatin Sherefedin Shehu, ish-deputet i saj në këtë zonë zgjedhore.

Partitë që mbështesin kandidatin socialist janë 4, ndërsa partitë që mbështesin kandidatin demokrat, janë 12.
Të regjistruar në listat e votuesve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, figurojnë 57.018 zgjedhës, ndërsa do të prodhohen 58.158 fletë votimi.

Procesi elektoral në Dibër do të administrohet nga një komision zonal i administrimit zgjedhor (KZAZ), ndërsa janë ngritur 118 qendra votimi.

Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të bashkisë Dibër erdhën pas vendimit të qeverisë për shkarkimin e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, për shkak të publikimit në media të disa pamjeve, ku ai kërkonte favore seksuale nga një vajzë e re, në këmbim të një vendi pune. Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e tij, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në këtë bashki të madhe në pjesën verilindore të vendit. /r.a

Next Post
Kadri Veseli “konkurron” për librin Ginis

Kadri Veseli “konkurron” për librin Ginis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In