• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kadri Veseli “konkurron” për librin Ginis

by Aalison Pearse Stevens
19/08/2016 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse do të kishte konkurrim për librin Ginis në lidhje me përdorimin e shpeshtë të një fjalie nga politikanët, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit edhe kryetari i Partisë më të madhe në vend, Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me siguri se do të ishte një nga kandidatët potencial.

 

Gjuhëtari Bardh Rugova thotë se një gjë e tillë ndodh në raste kur një njeri është duke folur me një njeri të panjohur, ka frikë nëse bashkëfolësi nuk do të përgjigjet apo se si do të përgjigjet. Në gjuhë, një përsëritje e tillë quhet “mbushës verbalë”.

Kjo, siç transmeton KP, ndodhi në intervistën e tij të fundit dhënë për televizionin publik, pak para ardhjes në Kosovë të zëvendëspresidentit Amerikan, Joe Biden, ku brenda 59 minutave sa ka zgjatë intervista, Veseli e ka përdorë fjalinë:“NË TË NJËJTËN KOHË” plot 40 herë.

Për më shumë shikoni videon e intervistës së dhënë për Radio Televizionin e Kosovës në emisionin DEBAT që udhëhiqet nga kryeredaktori i RTK-së, Ridvan Berisha.

Vetëm pas pyetjes së parë Veseli e ka përdorë këtë fjali vend e pa vend 5 herë. Pas pyetjes së dytë 4 herë, pas pyetjes së tretë 3 herë dhe pas pyetjes së katërt 2 herë. Kurse, gjithsej brenda dhjetë minutave të parë të intervistës kryetari Veseli këtë fjali e përdori 14 herë, që i bie se më shumë se gjysmë minuti i ka harxhuar vetëm duke e përdorur këtë fjali.

Ndërkohë, gjatë bisedës, kryetari Kadri Veseli këtë shprehje vjen duke e përdorur më rrallë, ku përgjatë 16 minutave të ardhshëm apo deri në minutën e 26 apo rreth gjysmës së intervistës, fjalinë “në të njëjtën kohë”, e përdor edhe 9 herë.

Gjatë pjesës tjetër të intervistës, rreth 24 minutëshe, Veseli këtë shprehje e përdori edhe 17 herë, duke e përsëritur kështu gjatë gjithë intervistës plotë 40 herë këtë shprehje apo këtë fjali apo rreth dy minuta.

Gjuhëtari Bardh Rugova ka një shpjegim pse një njeri mund ta përdor një shprehje, një fjalë apo një fjali të njëjtë kaq shpesh gjatë një bisede të shkurtër.

Rugova thotë se një gjë e tillë ndodh në raste kur një njeri është duke folur me një njeri të panjohur, ka frikë nëse bashkëfolësi nuk do të përgjigjet apo se si do të përgjigjet.

Rugova po ashtu tregon se kjo ndodh për faktin se njeriu kur flet nuk ka asgjë të shkruar përpara vetës, andaj këtë përsëritje e bënë duke kërkuar fjalët e nevojshme gjatë bisedës.

“Kjo tregon për gjendjen e folësit, mund të jetë i shqetësuar për një moment ose diçka tjetër ose e kërkon fjalën e duhur në momentin e caktuar. Fakti që t’i e përmendë disa herë është se nën një je duke fol me dikë që nuk e njeh mirë, dyshimi a me t’u përgjigje ose jo, e ka një bazë të drojës të përgjigjes apo e merr përgjigjen apo jo dhe e dyta për shkak se kur flasim nuk kemi diçka të shkruar përpara, i kërkojmë fjalët njërën pas tjetrës dhe na duhet pak kohë deri sa e gjejmë një fjalë të duhur në atë moment. Nëse e kemi një gjendje të tillë, atëherë e përsërisim një fjalë dy a tri herë apo varësisht prej situatës”, është shprehur profesor Rugova.

Profesori i Gjuhës në Universitetin e Prishtinës, Bardh Rugova, po ashtu e përmend një rast konkret kur njeriu mund të ketë një shprehje të tillë gjuhësore.

“Shembull del një djalë me një vajzë për herë të parë dhe në këto raste një gjë e tillë është e zakonshme”, ka thënë Rugova.

Në gjuhë, një përsëritje e tillë quhet “mbushës verbalë”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është një ndër figurat politike në vend i cili njihet për fjalorin e tij rajonal, ku përdor edhe shprehje rajonale siç është fjala “kty” në vend të “këtu”…etj, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Nuk mjaftonte humbja, Partizani përballet me sherr në Rinas (VIDEO)

Nuk mjaftonte humbja, Partizani përballet me sherr në Rinas (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In