• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut- kur retorika politike shndërrohet në manipulim fetar

by Liridona Beqiri
02/10/2025 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri

Në Maqedoninë e Veriut, në fushatat politike zgjedhore, urrejtja mes shqiptarëve është bërë sport kombëtar, ku fjalimet nuk shërbejnë për të bindur, por për të vrarë, jo trupin por shpirtin e bashkëkombësit. Ka kohë që fushatat zgjedhore në hapësirat tona nuk janë më gara idesh dhe vizionesh, por ekspozita emocionesh të pakontrolluara, shpesh të shndërruara në predikime nga minberë të improvizuar. Politikanët tanë me pamje të ndryshueshme nga rrethanat, janë shndërruar herë në teologë, herë në historianë, dhe më së shpeshti në profetë provincialë të përkohshëm.
Në kohë fushatash, politikanët kapen pas metaforave të fuqishme për të ndezur entuziazmin e turmës. Por kur metaforat kapërcejnë vijat e ndjeshme të shoqërisë, sidomos kur historia fetare përdoret si armë politike, jemi përballë një rreziku që shkon përtej përplasjes partiake- një përçudnimi kulturor që tall edhe fenë, edhe dinjitetin e qytetarit.
Një prej tyre, nga radhët e VLEN-it, javë më parë vendosi t’i japë fushatës së vet një ngjyrim mesjetar, duke e veshur konfliktin politik me petkun e një beteje hyjnore, duke e krahasuar garën lokale me Luftën e Bedrit, një nga momentet më të ndjeshme dhe të shenjta të historisë islame. Pikërisht atë Bedërin e shekullit VII, ku myslimanët e parë luftuan për mbijetesë. Këto imamitë e retorikës, që në mungesë të halleve reale luftojnë me hijet që vetë i krijojnë, dëshmojnë se gara për qeverisje është bërë “xhihad” modern. Dhe me këtë teologët ndoshta ndjehen të fyer, historianët me siguri të lodhur, ndërsa qytetarët qajnë në heshtje.
Ky kalorës i shekullit VII, i dërguar me mision hyjnor për të “shpëtuar” popullin nga mëkatarët politik, herë citon Nolin e Kuranin, dhe herë-herë edhe vetë Zotin, me një qëllim të vetëm, të shpallë luftë.. jo për reforma, por për pushtet, jo për të ardhmen, por për të kaluarën, jo për qytetarët por për veten, jo për unitet po për ndasi, jo kundër rrymave sllave dhe politikave nacionaliste, por kundër Ali Ahmetit. Dhe në gjith këtë konflikt brenda llojit, kundërshtari i vërtetë shikon me qetësi, kërshëri dhe përfitim.
Ky është kulmi i vulgaritetit ideologjik, kur politika përdor fenë si material ndërtimor për kulla imagjinare. Në një vend ku besimi është ende një vlerë e thellë dhe personale, t’u drejtohesh njerëzve me gjuhën e Bedrit për t’u marrë votën, është formë e rrezikshme manipulimi fetar. Bedri nuk ishte për pushtet, ishte për parim, ndërsa kjo garë është për pushtet, pa asnjë parim.
E gjitha kjo është humbje dinjiteti kolektiv sepse ka një vijë që kur e kalon, nuk flet më për tjetrin por për veten. Në këtë realitet grotesk, Zoti shpallet si anëtar i fushatës, profetët si këshilltarë të komunikimit politik, ndërsa kundërshtari, kushdo qoftë ai, etiketohet si “armik” e “vrasës”. Përdorimi i historisë fetare si armë politike është simptomë e një populizmi të sëmurë, që kërkon të mbulojë mungesën e ofertës me citime të shenjta dhe tone epike. Në mungesë të platformës, ngrihet flamuri i nostalgjisë dhe kjo nuk është politikë por fetari false e instrumentalizuar për votë. Fetë janë për paqe, për reflektim, për rregull të brendshëm moral dhe jo për mobilizim partiak.
Zgjedhjet nuk janë Bedër dhe kandidatët nuk janë sahabë. E pushteti nuk është as mëkat e as shpëtim por është vetëm një përgjegjësi që dikush e ka bartur për vite, mes akuzave, përgojimeve, dhe sot edhe mes përbaltjes fetare. Ky është modeli që na ofroni sot, një politikë që s’ka më as ndrojtje, as etikë.
Gjuha e fushatës, nga e zjarrtë, është degraduar në zjarrvënës që shpërndan përçarje. Në vend që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar kundër sfidave të përbashkëta, po kthehen në armiq mes vete, duke harxhuar energji për luftëra të kota brenda vetes. Shqiptari duhet ta dojë shqiptarin në mënyrë të pakushtëzuar. Kjo nuk është sentiment naiv por është parakusht shtetndërtimi të vërtetë. Kur patriotizmi është i paguar, kur zëri është me qira dhe guximi është i shtirë, kushedi sa të ulërijnë përsëri duken “burra” pa bosht.
Teksa dëgjoja fjalimet e tyre, më kujtuan një fjali nga Albert Camus: “Ka njerëz që e përdorin lirinë për të shkatërruar të vërtetën.” E gjitha kjo është një altoparlant i urrejtjes së vjetër dhe një gojë që po përpiqet të mbijetojë duke kafshuar kë të mundet, madje edhe vetë rrënjët e kombit.
Këto fjalime vetëm sa i zhveshin këta politikanë ftohtësisht, si një kirurgji morale publike, pa u lënë as shpresë, as vend për të fshehur fytyrën. Nuk ishin kritikë por një zë i huazuar, një përkthim i urrejtjes së huaj me theks shqip.
Ka një vijë të hollë por të rrezikshme mes frymëzimit dhe manipulimit. Është një gjë të thuash se fushata është një përballje e ideve, dhe krejt tjetër ta shpallësh si luftë të shenjtë kundër “të këqijve”. Kritika është e domosdoshme, madje është shenjë e një demokracie të shëndetshme por kritika nuk duhet të bëhet mbi gjakun e betejave të shenjta, as mbi varret e poetëve rilindës e as duke njollosur figurat që rrëzuan mitin e shtetit monoetnik. Ky është despotizëm retorik dhe patjetër që duhet t’a ruajmë linjën mes kritikës për performancën por jo baltë mbi historinë sepse populli i di tashmë Bedrat e vërteta dhe kush i ka luftuar ato realisht. Prandaj, bëni një fushatë pa Zotin në pankartë dhe pa djallin në retorikë. Fushatë që nuk thërret për luftë, por për mend dhe ku fjala zgjidhet me kujdes, jo si gur në dorën e një hidhërimi të vjetër.

*Ditari i një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

Next Post
VIDEO / Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë, Braçe: Për Veliajn të kishte diskutim brenda PS dhe pastaj të pritej GJK

VIDEO / Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë, Braçe: Për Veliajn të kishte diskutim brenda PS dhe pastaj të pritej GJK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com