• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet lokale në Bosnje Hercegovinë dhe ndikimi serbo-rus

by Ardit Rada
29/11/2020 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bosnje Hercegovina ka zhvilluar zgjedhjet vendore më 15 nëntor të vitit 2020, ku ka zgjedhur kryetarët e saj për 143 bashki, këto zgjedhje ishin caktuar që të zhvilloheshin më 4 tetor por u shtynë për shkak të mungesës së fondeve.

Në këto zgjedhje morën pjesë partitë e koalicionit kombëtar dhe partitë politike hegemonike boshnjake, serbe dhe kroate, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) dhe Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ).

Në total ishin rregjistruar për të votuar 3,283,194 qytetarë, pothuajse sa popullësia e përgjithshme e vendit që është 3,531,159 persona sipas një censusi të bërë në vitin 2010.

Nga 425 kandidatë për kryetarë vetëm 29 ishin femra ku nga këto, 4 arritën që të zgjidheshin kryetare.

Ndikimi i Serbisë në këto zgjedhje ka qenë shumë i madh duke pasur parasysh edhe numrin e lartë që ka ky shtet të serbëve në përbërjen e saj.

Partia që arriti të fitonte më shumë komuna ishte (41 nga 143) ajo SNSD (Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur) që udhëhiqet nga Milorad Dodik dhe është partia fituese në Republikën Serbe në Bosnje.

Dodik momentalisht shërben edhe si presidenti serb në Bosnje Hercegovinë.

Në vend të dytë u rëndit partia Partia e Veprimit Demokratik që është partia e myslimaëve në Bosnje dhe ka arritur që të fitojë 25 komuna dhe kryetari i saj është Bakir Izetbegović.

Bashkimi Demokratik Kroat i Bosnje Hercegovinës u rëndit në vend të tretë më 200 komuna, lideri saj është Dragan Covic.

Partia e Demokratëve Serb me lider  Mirko Sarovic arriti që të marrë 16 komuna.

Partia Social Demokrate e Bosnjes me lidere Nermin Niksic arriti që të marrë 8 komuna ndërsa 5 komuna u fituan nga deputetë të pavarur.

Ndikimi i Serbisë në këto zgjedhje është i drejtëpërdrejtë duke qene se ka edhe shumicë në popullsi në Bosnje, ndërsa një tjetër shtet që ka ndërhyrë në këto zgjedhje është edhe Rusia.

Sipas një raporti të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Serbia ka financuar gjatë fushatës mediat në Bosnje për të bërë propogandën e saj.

Në këtë raport thuhet se Rusia nuk ka ndërhyrë vetëm në Bosnje por edhe në shtete të tjera si Bulgaria, Serbia dhe Greqia.

Por, gjatë fushatës elektorale në Bosnje aty ka qenë edhe fokusi me i madh.

Personi që është marrë më shumë me këtë fushatë propaganda ka qenë Konstantin Malofeev, një oligark shumë i afërt me presidentin e Rusisë Vladimirt Putin.

Malofeev është raportuar që të ketë pasur takime të drejtë përdrejta me liderin e paritsë SNSD, Milorad Dodik, ai është lidhur shpesh edhe me aktivitete destabilizuese në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërhyrja e tyre ka të bëjë me finacimin e fushatës për partitë serbe blerjen e mediave dhe goditjen e kundërshtarëve politik të personave me të cilët ata kanë marrëveshje dhe me manipulimin e sondazheve duke u dhënë pikë partive që ata mbështesin.

Milorad Dodik madje ishte shprehur hapur që Republika Srpska të ishte një vendndodhje strategjike ruse, diçka që është pranuar me kënaqësi nga Moska zyrtare.

/Ariglon Pali/

Next Post
Brataj: Pas hapjes së COVID-4 dhe spitaleve rajonalë, do i asistojmë qytetarët edhe në stadium

Brataj: Pas hapjes së COVID-4 dhe spitaleve rajonalë, do i asistojmë qytetarët edhe në stadium

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Pas sinjaleve për ulje të tensioneve SHBA-Iran, çmimi i naftës bie me 9 %

July 27, 2026
Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

July 27, 2026
Kërkesa e PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

Kërkesa e PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

July 27, 2026
Rrëmbeu kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe iku me vrap, reagon Shehaj: E mora për ta lexuar! Peleshi nuk tha që…

Rrëmbeu kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe iku me vrap, reagon Shehaj: E mora për ta lexuar! Peleshi nuk tha që…

July 27, 2026
Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

July 27, 2026
Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

July 27, 2026
FOTOLAJM / Protestuesit, breshëri vezësh ndaj makinës së Taulant Ballës

FOTOLAJM / Protestuesit, breshëri vezësh ndaj makinës së Taulant Ballës

July 27, 2026
Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

July 27, 2026
Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

July 27, 2026
Kinë- Brazil , bisedë telefonike midis dy presidentëve

Kinë- Brazil , bisedë telefonike midis dy presidentëve

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In