Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, tha se paga e mësuesve do të rritet me 40% gjatë mandatit të tretë.
Ajo në postim ka kujtuar se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, i është rikthyer dinjiteti mësuesve përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” dhe i është rritur paga me 32%./ b.h