• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot, gjithë ditën, do të shahet Tinka

by Frrok Çupi
31/03/2021 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

E çmuara Tinka, po të kërkojnë të të gjejnë; që në mëngjes po të kërkojnë. E ku dinë këta se ti jeton në një lagje popullore të Tiranës, diku shumë afër meje. Edhe po nuk të gjetën, sot do të të shajnë…

Pardje u shava unë dhe dy kolegë të mi. ‘Ti që shkruan ashtu, do ta shikosh në 25 prill kur do të vërshojnë demokratët; e ku do të futesh’, ishte njëra sharje.

Dje u shanë, kam përshtypjen, të gjithë. ‘Zonja e parë’ deklaroi mbajeni mend çfarë mund të mbani mend, se në 25 prill ‘do të fshihen të gjitha, godinat dhe ligjet që janë deri më sot’. Edhe ish shefi i SHISH, ndihmës i presidentit, kërcënoi sot se “gjithçka po mbahet shënim!’.

Para pak ditësh kanë telendisur Robert Ndrenikën, kanë prekur Dritëro Agollin në varr si ‘patriarku i këtyre’. Edhe Nënë Terezën nuk do ta kishin kursyer.

… Po ku do të fshihemi, e dashur Tinka; përveçse në popull ku jemi në atë lagje të vobektë? Ti e theve qelqin e gastares ku zakonisht rrinë butë- butë artistët e druhen të thonë ndonjë fjalë për fatet e kombit. Ti the sot në mëngjes se ‘kur përballemi me kohët më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rams, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”.

A qenka mëkat dhe zor i madh për të thënë të vërtetën kur pakica nuk ta do atë të vërtetë?

Kjo qenka më e vështira, të flasësh ndryshe nga pakica. Pakica ka guxuar këto ditë të shajë disa personalitete të kombit që kanë dalë ‘nga gastarja në fushë’ për të thënë një fjalë orientuese për kombin. Për politikën tonë post ’90 është hera e parë që ndodh të dalin artistët e mëdhenj kombëtarë; ndoshta edhe pse është hera e parë që pakica i frikëson dhe i rrezikon të gjithë.

Pakica politike kësaj here është ish- pushteti në periudhën më të zezë kombëtare të 3 dekadave të fundit. Edhe pse pakicë, ata shtiren si sundues, shajnë shumë, kërcënojnë shumë dhe frikësojnë shumë. Tirania e pakicës është më e tmerrshmja edhe në demokraci. Kjo është e njohur botërisht. Një nga etërit e Amerikës, James Medison (president i 4-t dhe shkrues i Kushtetutës) “ndërtoi në Kushtetutë një seri mekanizmash ftohës që synonin të frenonin formulimin e fraksioneve të pasionuara, për të siguruar që shumicat e arsyeshme do të mbizotëronin”, venë re sot mendimtarët e kohës.

Duke e afruar këtu ku po ndodhin ngjarjet:

Pse e ka të vështirë Tinka Kurti të thotë atë që s’i pëlqen pakicës?! Sepse e ka shpallur ‘të ndaluar, ose të erdha në 25 prill) që të thuash fjalët e duhura për Edi Ramën që po lufton për të shpëtuar jetë njerëzish. Pakica që po shqyhet e lutet ‘ishalla vdesin sa më shumë’, do të të shajë pse flet mirë për të mirën e njeriut. Në maxhorancë jetojnë elitat dhe shpresat- ja kjo është.

Çfarë qenka më e egra: Të flasësh ndryshe nga pakica!

Kjo pakicë, ka mbetur pakicë sepse ka bërë dëme me shumicë kundër njeriut dhe kundër vendit. Ky është vitalitet i kombit, që zullumin e pakëson në minorancë. Më parë ka qenë  pushtet dhe shkaktar i luftës, i vrasjeve, i përçarjes së kombit, i korrupsionit, i grushteve të shtetit, i mizerabilitetit urban. Vitaliteti i kombit matet me atë që të keqen e vet ta mbajë në frè. Tinka Kurti, Robert Ndrenika, Rexhep Qosja…, veçse këtë po bëjnë, po u thonë njerëzve ‘kini mendjen’. Atë që bëri dikur Barush Spinoza, filozof Duch i viteve 1600 e ca. Një kohë si kjo jona do të ketë qenë edhe ajo. Ai doli në rrugë, vuri përpara stolin e okulistit dhe nisi tu pastronte syzet kalimtarëve. Ai s’ishte okulist, por syzet për realiteti duhen pastruar në kohët më të vështira.

Tinka Kurti, e adhuruara e kombit, që në mëngjes ka marrë sharje; deri në mbrëmje sa të mbyllet ‘banaku i pastrimit të syzeve’, kushedi se sa…

Next Post
Tuneli 3 në sheshin ‘Shqiponja’ hapet në mbrëmje

Tuneli 3 në sheshin 'Shqiponja' hapet në mbrëmje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In