• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zgjedhjet, Kukan: Përgëzime për progresin

by
23/06/2015 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe eurodeputeti Eduart Kukan përgëzoi për progresin e arritur në këto zgjedhje. Por, ai tha se do të pritet raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR-it. Për Kukan, minusi më i madh i procesit ishte dekriminalizimi.

Eduart Kukan: Nga çfarë kam lexuar deri tani, në përgjithësi zgjedhjet ishin paqësore. Nuk pati parregullsi të mëdha dhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it thotë se, ky proces zgjedhor pati shumë përmirësime dhe se dita zgjedhore nuk shënoi parregullsi, apo incidente të rënda. Prandaj dua t’i uroj shqiptarët për zgjedhjet dhe dua të çmoj përmirësimet e bëra për këtë proces. Sigurisht që pati parregullsi, të cilat përfshihen në raport dhe duhet të hetohen plotësisht, me qëllim që të arrihen përmirësime të mëtejshme në të ardhmen. Pati mjaft polarizim të medias dhe ndërmjet vetë partive politike. Por, përshtypja fillestare është se zgjedhjet shkuan në rregull, e për këtë arsye ato do të vlerësohen si një hap i mirë për përmbushjen e pritshmërive nga Shqipëria, përpara publikimit të raportit të progresit.

Pra për ju, Shqipëria e kaloi testin për nisjen e negociatave, apo jo?

Eduart Kukan: Është shumë herët dhe do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime po të shprehesha. Le të presim raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it. Këto zgjedhje ishin të rëndësishme për të kapërcyer testin për datën e çeljes së negociatave të anëtarësimit me BE-në, por jo i vetmi faktor që do të merret parasysh nga Komisioni, për të shqyrtuar nëse do të rekomandojë, apo jo, nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Por, përveç reformave në 5 prioritetet kyçe, këto zgjedhje u quajtën të rëndësishme për të vijuar me fazën tjetër të procesit anëtarësues të Shqipërisë. A ishin fushata elektorale, dita zgjedhore dhe procesi i numërimit deri më tani, në përputhje me pritshmëritë?

Eduart Kukan: Kjo është ende një deklaratë paraprake dhe unë gjykoj në bazë të raportimeve, që kam marrë deri më tani. Kështu që, qëndrimi im është se Shqipëria, me këto zgjedhje lokale veproi mirë dhe pres me plot besim për raportin e radhës dhe rekomandimin, e nëse 5 prioritetet kyçe janë trajtuar pozitivisht, rezultati i këtyre zgjedhjeve lokale nuk do të dëmtojë imazhin e Shqipërisë.

Këto zgjedhje përbënin dhe ushtrimin e parë elektoral për kreun e opozitës, Lulzim Basha. Si doli ai, sipas jush?

Eduart Kukan: Për çfarë kam dëgjuar, zoti Basha ishte shumë aktiv në fushatë zgjedhore dhe u paraqit në një mënyrë mjaft shembullore, siç më kanë treguar shumë njerëz nga Shqipëria. Rezultatet e deritanishme të këtyre zgjedhjeve nuk janë pozitive për të, por le të presim për rezultatin përfundimtar të bashkive. Ai bëri më të mirën e tij, si udhëheqës.

Po përsa i takon dekriminalizimit?

Eduart Kukan: Aty ka një hapësirë të madhe për përmirësimin e kësaj çështjeje, sepse nuk u zbatua plotësisht, ashtu siç ishte rënë dakord në dhjetor. Këtë e shoh si një minus ndaj të gjithë procesit në tërësi.

Nga cila palë nuk u zbatua?

Eduart Kukan: Nga qeveria.//// Top Channel

Next Post

Bazhdari uron Ademin për fitoren: Shpresoj të jetë presoni i duhur për Shkodrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In