• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet, KQZ trajnon dhe punëson Personat me Aftësi të Kufizuar

by Java News
24/04/2017 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Denar Biba zhvilloi një takim me personat me aftësi të kufizuara, të cilët do të punësohen nga KQZ pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, për zgjedhjet e datës 18 qershor.

Personat me Aftësi të Kufizuar do të angazhohen në 12 Zyrat Rajonale Zgjedhore në të gjithë qarqet e vendit, për një periudhë dy mujore deri në ditën e votimit. Ata do të kenë detyrë të ndjekin dhe evidentojnë në kohë problematikat e zgjedhësve PAK, me qëllim marrjen e mënjëhershme të masave për zgjidhjen e tyre, në Qendrat e Votimit dhe Zonat e Adminsitrimit Zgjedhor të qarkut përkatës.

Kryetari i KQZ-së, z. Denar Biba tha se, ky angazhim i PAK në Zyrat Rajonale Zgjedhore, do të shërbejë si një urë lidhëse mes KQZ-së dhe zgjedhësve me Aftësi të Kufizuar, në mënyrë që të bëhen përpjekjet maksimale për t’i dhënë zgjidhje para datës 18 Qershor, çdo problematike që do të evdientohet.

Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku përfaqësuesit e Personave me Aftësi të Kufizuar, shprehën vlerësimet e tyre për pozitive për mundësinë që Komisioni Qendror i zgjedhjeve ju ka dhënë, duke i punësuar por edhe duke i përfshirë në mënyrë aktive në procesin zgjedhor.

Personat me aftësi të kufizuar, të cilët janë angzhuar pranë KQZ-së edhe në zgjedhjet pararendëse, ngritën problematikat me të cilat përballet komuniteti i tyre gjatë procesit të votimit.
Nga ana e tij, Kryetari i KQZ-së, z. Biba i siguroi përfaqësuesit e PAK se, KQZ do të pajisë qendrat e votimit me dhomë të fshehtë të përshtatur për PAK, shabllonët me alfabetin braille, që ndihmon zgjedhësit që nuk shikojnë për të votuar, si edhe do të koordinojë me organet e qeverisjes vendore për të garantuar që qendrat e votimit të vendosen në katet e para, dhe në rastet e mundshme të vendosen rampa.

Pas trajnimit të zhvilluar nga Administrata e KQZ-së, të 12 personat që do të angazhohen në ZRZ, kanë nënshkruar kontratat e punësimit me KQZ-në.

c.a

Next Post
Korçë, policia sekuestron 121 pako me kanabis në kufi me Greqinë/FOTOT

Korçë, policia sekuestron 121 pako me kanabis në kufi me Greqinë/FOTOT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com