121 pako me kanabis sativa janë sekuestruar nga policia kufitare në Korçënë vendin e quajtur “Piramida 54” në Vidohovë.
Droga ishte ndarë në 3 çanta. Nga ana e shërbimeve Policore Shqiptare në bashkëpunim me Policinë Greke, janë koordinuar veprimet dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP- Korçë, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale të rastit dhe peshimin e sasisë të lëndës së dyshuar narkotike./c.a