• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

by B K
10/03/2025 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e 12 marsit po afron dhe ‘ethet’ elektorale kanë përfshirë dy partitë e mëdha dhe në veçanti kandidatët për listat e mbyllura dhe të hapura të deputetëve, që do dorëzohen në KQZ.

Kreu i mazhorancës, Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së sot, bëri me dije se në listat e mbyllura do jenë shumica emra të rinj dhe të deleguarit e qarqeve.

Ai deklaroi se të gjithë deputetët me një mandat e sipër, do të ishin në listat e hapura dhe nëse nuk dëshironin mund t’ia paraqisnin refuzimin të deleguarit të qarkut.

Në lidhje me këtë temë, në studion e ‘Sot Live në Shqipëri’ ishte i ftuar deputeti socialist Petro Koçi.

Ligjvënësi socialist tha se nuk kishte ende dijeni nëse do të jetë në listën e hapur, por u shpreh se ka qenë kundër këtij sistemi elektoral të listave të hapura për disa arsye madhore, pasi krijojnë më shumë konfuzion në elektorat, përveç problemeve të brendshme.

Gjithsesi ai u shpreh se PS pritet të marrë më shumë mandate nga zgjedhjet e kaluara të 2021 dhe më 11 maj llogariten deri në 80 deputetë, pavarësisht se kush do jetë në lista.

Kurse për kandidimin e Edi Ramës u shpreh se futja e tij në listën e hapur e vret garën.

“Tashmë 13 drejtues të deleguar në qarqe i kanë dorëzuar listat dhe emrat te kryetari Edi Rama. Nëse Rama do jetë në listë të hapur, ai do shkatërronte garën. Rama ka shumë mundësi eksperimenti në listën e mbyllur. Deputetët pa zonë elektorale, siç jam unë, kanë më pak shanse. Ka dhe trafik influencash. Tani nuk ka më kohë më për mendime, në datën 12 dorëzohen.

Por unë kam qenë totalisht kundër listave të hapura. Do krijojë tension të jashtëzakonshëm brenda partive dhe në elektorat. Imagjinoni do i shkojnë votuesit 5 apo 6 kandidatë për votën dhe çfarë do bëjë, njërin do votojë, të tjerët do i gënjejë.

Do mësohet elektorati të jetë hipokrit, të gënjejë, ndaj isha totalisht kundër. Ky është një sistem që sjell shumë deformime. Ne si parti do e kemi këtë vështirësi. Do kemi 186 përballë, duke llogaritur të hapurat me 140 dhe të mbyllurat me 46.

Mund të na prishin edhe punë, ndaj them se ishte e gabuar. Tani nuk ka më as kohë ndaj do punohet me këtë sistem”, tha Koçi.

Më tej thekson edhe vështirësitë e listës, teksa sqaron se përgjegjësinë kryesore e kanë të deleguarit e qarqeve që dorëzojnë emrat, pasi kryeministri mund të bëjë vetëm korrigjime të vogla dhe të nevojshme.

“Ai që bën listën e ka më të vështirë sepse kur del lista nisin edhe interpretimet pse isha unë, ose pse ishe ti. Por objektivi ynë do arrihet, të gjithë do luftojnë për vota, mendimi im është se shkon tek numri i 80 mandateve. Lojë politike dhe aritmetike. Marzhi i fitores do jetë edhe më i lartë se zgjedhjet e kaluara.

Violinë e parë janë deleguesit në qarqe, ata kanë në dorë listën, edhe kryetari ka në dorë me korrigjime sipas rastit. Përgjegjësia kryesore është e të deleguarve në qarqe, pastaj e kryetarit. Ka disa të panjohura, si me votën e Diasporës, pasi ka qarqe ku me pak vota ndryshon peshorja.

Por mendoj se përqindja e preferencës politike është aty-aty, jemi në atë ndarje apo pëlqim politik edhe të diaspora. Ndaj jemi optimistë”, shprehet Koçi, i cili pret të jetë në listën e hapur, edhe pse gara është e fortë”, shtoi ai.

Next Post
Në koalicion me Berishën, Jenisheri zbulon çfarë i ka kërkuar ish-kryeministrit: Nuk më njoftoi për prezantimin

Në koalicion me Berishën, Jenisheri zbulon çfarë i ka kërkuar ish-kryeministrit: Nuk më njoftoi për prezantimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In