• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zgjedhjet frenuan çeljen e bizneseve të reja në Qershor

by A R
17/08/2017 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga janari deri në korrik të këtij viti, të dhënat zyrtare tregojnë se janë të paktën 10 645 biznese të reja të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) tregojnë për një numër që luhatet mes 1500 dhe 1800 gjatë 5 muajve të parë, me një rënie në qershor dhe korrik.

Qershori vetë ka shënuar një numër prej 1213 bizesesh të reja të regjistruara që është më i ulëti ndër të gjithë muajt e tjerë të këtij viti. Ky muaj identifikohet me një prej zhvillimeve më të rëndësishme politike siç ishin zgjedhjet, të cilat kanë njëfarë efekti psikologjik të provuar edhe në aspekte të tjera të ekonomisë, sidomos tek investimet.

Ky ngadalësim në hapjen e bizneseve të reja duket se është tejkaluar në korrik që, edhe pse me një nivel më të ulët sesa janar-maji, sërish ka ardhur në përmirësim në raport me muajin e gjashtë të vitit. Në korrik, numri i bizneseve të reja të regjistruara ishte 1422. Rekordin për numrin më të lartë ndër muajt e 2017-s e mban janari, me 1803 biznese të reja të regjistruara pranë QKB.

Të dhënat zyrtare të MZHETTS, edhe pse reflektojnë një ngadalësim në periudhën zgjedhore dhe postzgjedhore, nxjerrin edhe një të dhënë tjetër interesante. Ndërkohë që qershori është muaji me më pak biznese të reja të regjistruara, në fakt është muaji që mban rekordin e bizneseve të regjistruara me kapital të huaj, raporton “Monitor”.

Këto të fundit, në qershor ishin 141, duke mbajtur 12% të totalit të bizneseve të regjistruara atë muaj. Ndërkohë që shifrat e janarit dhe deri në korrik luhaten mes 94 dhe 121 biznese të reja me kapital të huaj. Në total, për 7-mujorin janë hapur 820 biznese të huaja, ose gati 8% e totalit.

Qarqet në të cilat ka pasur edhe më shumë aktivitete të reja të çelura janë ato të Shqipërisë së Mesme, kryesisht Tiranë-Durrës ku është përqendruar edhe aktiviteti kryesor ekonomik i vendit. Tirana mban rreth  51% të numrit total të bizneseve të reja të regjistruara në QKB gjatë këtij 7-mujori ndërkohë që Durrësi ka 11%, ndjekur nga Vlora me rreth 10%. Kjo e çon totalin e këtyre tre qarqeve në 72%, ndërkohë që pjesa tjetër ndahet mes nëntë qarqeve të tjera ndahet grupi i mbetur që është më pak se 28%./a.m.

Next Post
Kalimi me semafor të kuq zbuloi trafikantin shqiptar të kokainës në Britani

Kalimi me semafor të kuq zbuloi trafikantin shqiptar të kokainës në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In