Nga ora 7 e mëngjesit ka nisur procesi i votimit për pushtetin lokal në të gjithë vendin. Duket se dita e zgjedhjeve është kthyer në një festë, pasi të gjithë grupmoshat in janë drejtuar kutive të votimit për të marrë pjesë në votime.
Ende pa shkuar ora 8 e mëngjesit, sikurse shihni dhe nga kjo foto, kjo familje me fëmijët e vegjël I është drejtuar kutisë së votimit për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese që është njëkohësisht edhe një detyrë qytetare. Ndërkaq, edhe mosha e 3-te ka dalë e para për votim, për të shmangur temperaturat e larta të mesditës.
Por, një rast i veçantë është shënuar në kryeqytet.
Një gjyshe shihet teksa pret ti vijë i shoqi, i cili po voton, për ta ndërruar mbajtjen e mbesës që të votojë dhe ajo./l.m












