• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e qershorit/ Banorët e fshatit Tudan në Elbasan venë 3 kushte për të votuar

by Java News
08/04/2017 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Banorët e fshatit Tudan në njësinë administrative Tregan të bashkisë Elbasan kanë vendosur të mos marrin pjesë në votimet e 18 qershorit. Nëpërmjet një peticioni, të cilin ia kanë dërguar disa institucioneve njëkohësisht edhe Report TV, 130 votues nga ky fshat me numrin e kartës së identitetit, nuk do të pranojnë asnjë kutinë në qendrën e votimit.

Shkak për këtë është braktisja nga pushteti lokal dhe qendror. Ata kanë dërguar pa fund kërkesa, por kanë marrë vetëm premtime dhe asgjë konkrete.

Kushtet që kanë vënë për të marrë pjesë në votime janë: Ndërtimi i urës që i lidh me fshatin Kryezjarr, zgjidhja përfundimtare e furnizimit me ujë të pijshëm, pasi fshati Tudan furnizohen një herë në javë me ujë të pijshëm.

Banorët detyrohen të mbushin uji në një përrua me kafshë dhe mjete të tjera. Njëkohësisht kërkojnë edhe ndërtimin e 3 km rrugë e cila është tërësisht e rrënuar ndërkohë që fëmijët e tyre në kohë më shij e kanë të pamundur që të shkojnë në shkollë.

“Ne s’kemi as ujë as rrugë, vijnë çdo lloj partie këtu, bëjnë premtime dhe asgjë në fund. Kemi vendosur të mos marrim pjesë në votime”, u shpreh një nga barorët.

“Ne vuajmë për ujin e pijshëm sidomos në muajt korrik-gusht që është piku, këtu nuk ka ujë. Uji këtu vjen vetëm për fushatë elektorale. 5 ditë pas fushatës këtu nuk ka ujë pasi sa mbarojnë votimet këtu nuk ka ujë. Problem është edhe ura atje poshtë, u premtua që do bëhet dhe ka që në vitin 1991 që njerëzit e kërkojnë këtë urë dhe Elbasani është vetëm 11 kilometra nga këtu ndërsa këtej nga ana tjetër është Jonallixha dhe është 20 kilometër nga këtu dhe një njeri të sëmurë ne paguajmë 20 mijë lekë një makinë”, tha një tjetër banor.

“Jam 35 vjeç dhe mbaj mend që nga 10 vjeç që kërkonin gjithë baballarët e fëmijëve këtu që dilnin e kërkonin rrugë, ujë dhe drita. Ata vijnë na premtojnë për çdo gjë, marrin votat dhe nuk duan ta dinë fare për këtë fshat”, u shpreh një tjetër banor i fshatit.

“Për të shkuar në shkollë unë eci një orë apo një orë e gjysmë”, tha një fëmijë i fshatit.

Banorët nuk lëshojnë pe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas tyre kush do të investojë konkretisht para zgjedhjeve do të marrë votat, në të kundërtën asnjë nuk do të shkojë për të votuar sepse prej 25 vjetësh vetëm me premtime kanë mbetur.

Kushtet e banorëve që të japin votën

– Ndërtimi i urës që i lidh me fshatin Kryezjarr
– Zgjidhja e furnizimit me ujë të pijshëm
– Ndërtimi i 3 km rrugë

Next Post
Dekriminalizimi, 500 dosje shkojnë në Prokurori (pjesa dërrmuese të përcjella nga DAP)

Dosjet VIP të krimit dhe korrupsionit, ekspertët me qëndrime të ndryshme për nenin 449

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

August 28, 2026
Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

August 28, 2026
Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

August 28, 2026
Forcat xheniere përjashtojnë rrezikun në Durrës: Celulari nuk përmban asnjë element shpërthyes

Forcat xheniere përjashtojnë rrezikun në Durrës: Celulari nuk përmban asnjë element shpërthyes

August 28, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë

August 28, 2026
Si shembja e një akullnaje shkaktoi një rrëshqitje dheu vdekjeprurëse dhe përmbytje përgjatë kufirit Nepal-Kinë

Si shembja e një akullnaje shkaktoi një rrëshqitje dheu vdekjeprurëse dhe përmbytje përgjatë kufirit Nepal-Kinë

August 28, 2026
Ndërron jetë në moshën 89 vjeçare Mbreti Harald i Norvegjisë

Ndërron jetë në moshën 89 vjeçare Mbreti Harald i Norvegjisë

August 28, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Si u bë shkencëtar Mark Tirta?!

August 28, 2026
Rrjedha e lumit Drin merr me vete 5 të afërm, zhduket 7-vjeçarja. Dyshohet se është mbytur

Rrjedha e lumit Drin merr me vete 5 të afërm, zhduket 7-vjeçarja. Dyshohet se është mbytur

August 28, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Zjarret në vend, “Mbrojtja”: Tre vatra ende aktive! Helikopterët në operacione në Tiranë, Bulqizë dhe Dibër

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com