• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosjet VIP të krimit dhe korrupsionit, ekspertët me qëndrime të ndryshme për nenin 449

by Java News
08/04/2017 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Ndryshimi i nenit 449, që ndalon rihapjen e çështjeve me vendim pafajësie në dëm të të pandehurit u bë në kundërshtim me rekomandimin e EURALIUS, por ekspertët pohojnë se dispozita e re nuk do të ndikojë dosjet e mëdha.

 

Më 30 mars, mazhoranca ngriti kartonin jeshil në Kuvendin e Shqipërisë për t’i mbyllur shtegun rishikimit të çështjeve gjyqësore me vendim pafajësie të formës së prerë-lëvizje që shkoi në kah të kundërt me rekomandimin e EURALIUS dhe shkaktoi zemërim në radhët e opinionit publik.

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile, të cilët e lexojnë ndryshimin e nenit 449 të Kodit të Procedurës Penale si “amnisti për klasën e korruptuar politike” kanë bërë thirrje për  protesta, ndërsa i kërkojnë presidentit të Republikës që të mos e dekretojë ligjin.

Ndonëse i shfrytëzuar me pikatore në të shkuarën, neni 449 i Kodit të Procedurës Penale lejonte rishikimin e vendimeve të pafajësisë së formës së prerë brenda 5 vjetëve, edhe në dëm të të pandehurit.

Neni 256 i Kodit të ri të Procedurës Penale, që reflekton ndryshimin e nenit 449 parashikon rishikimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë në çdo kohë sipas përcaktimeve të Kodit, “me përjashtim të vendimeve të pafajësisë kur synohet rëndimi i pozitës së të pandehurit”.

Kodi i Procedurës Penale është njëri prej ligjeve të paketës së reformës në drejtësi, të cilat po adoptohen nga Parlamenti shqiptar. Për Artan Hoxhën, pedagog i së drejtës proceduriale penale dhe propozues i ndryshimit në nenin 449 në cilësinë e ekspertit, ky ligj është “ndër ligjet më të mira të hartuara, pas një pune 5-vjeçare”.

“Mua më vjen keq për gjithë zhurmën që po bëhet, pasi nuk ka asnjë shkelje standardi. Ky rregullim garanton sigurinë ligjore dhe nuk prek asnjërën prej çështjeve të diskutuara. Nuk ndikon në kushtet e reformës në drejtësi,” tha Hoxha për BIRN.

Siguria ligjore është një parim i rëndësishëm i jurispudencës europiane, e cila vepron në përputhje me praktikën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Megjithatë, vendet e Bashkimit Europian ndjekin dy modele të ndryshme, sa i takon rihapjes së çështjeve të pafajësisë në dritën e provave të reja.

Modeli i adoptuar nga Parlamenti shqiptar ndiqet nga vende si Italia, Franca, Belgjika, Spanja dhe Portugalia. Ndërsa shumica e vendeve të BE, të tilla si Gjermania, Austria, Suedia lejojnë rihapjen e çështjeve edhe në dëm të të pandehurit, nën procedura të qarta dhe strikte.

Në Shqipëri, zgjedhja e modelit italian nuk ka mundur të sigurojë konsensus, si në radhët e ekspertëve shqiptarë, ashtu edhe atyre ndërkombëtarë.

Delegacioni i Bashkimit Europian, i cili asiston nga afër procesin përmes misionit EURALIUS i tha BIRN se “nuk ekziston një parim i qartë europian i ndërtuar në këtë drejtim”. Sipas BE, ka praktika të ndryshme europiane, ndërsa të gjitha ato lejohen nën Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Megjithatë, rekomandimi i tyre ishte në favor të rihapjes së çështjeve penale, edhe në rastet e pafajësisë.

“Euralius rekomandoi parashikimin e një dispozite të ngjashme me modelet e vendeve si Gjermania, Austria apo Suedia, të cilat lejojnë rihapjen e çështjeve penale në raste të caktuara, edhe nëse kishte pafajësi,” u përgjigj delegacioni i BE.

Ndalimi i rishikimit të çështjeve “in malam partem”-në rastet kur ekziston një vendim pafajësie i formës së prerë u prezantua për herë të parë në mbledhjen e 21 marsit në Komisionin e Ligjeve, ndonëse projektligji i Kodit të Procedurës Penale ishte depozituar prej javësh në Kuvend.

Procesverbali i mbledhjes, i publikuar në faqen e Kuvendit tregon se kjo dispozitë ka shkaktuar momente paqartësie dhe debat.

Delegacioni i BE i tha BIRN se propozimi për ndjekjen e modelit italian për rihapjen e çështjeve erdhi nga ekspertët shqiptarë. “Ky version u adoptua gjithashtu nga Parlamenti,” u përgjigj delegacioni i BE.

Propozimi, i sanksionuar tashmë në nenin 256 të Kodit të Procedurës Penale u kundërshtua edhe nga Arben Rakipi, gjithashtu pjesë e grupit të ekspertëve vendas për reformën në drejtësi. Në mbledhjen e 21 marsit në Komisionin e Ligjeve, Rakipi u shpreh kundër propozimit të Hoxhës, me argumentin se standardi ndërkombëtar është për të riparë çështjet e mbyllura, në rastet kur gjenden prova të reja.

I kontaktuar nga BIRN, Rakipi konfirmoi qëndrimin e tij kundërshtues.

“Është bërë një zgjedhje nga grupi i ekspertëve dhe ligjvënësi, nuk është çështje standardi. Unë personalisht jam shprehur kundër dhe kam qenë në grupin e minorancës,” i tha Rakipi BIRN-it.

Duke iu referuar debatit, Artan Hoxha hedh poshtë mundësinë e ndikimit politik për ndryshimin e nenit 449. “I gjithë diskutimi u zhvillua në Komisionin e Ligjeve dhe arriti në atë përfundim që dihet,” tha ai.

I pyetur nëse ndryshimi i nenit 449 u miratua nga ekspertët e Euralius, Hoxha u përgjigj: Besoj se po!

“Pati një moment tensioni që erdhi për shkak të mediatizimit të çështjes,” shtoi ai.

Kundërshtimi rreth ndryshimeve në nenin 449 i ka rrënjët në perceptimin e gjithëpërhapur në Shqipëri se sistemi i drejtësisë ka dështuar të gjykojë peshqit e mëdhenj të korrupsionit dhe eksponentët e krimit të organizuar. Mbyllja e dosjeve të mëdha në Shqipërinë e tranzicionit ka qenë një ndër motivet më të forta për mbështetjen e një reforme të thellë në sistemin e drejtësisë.

Ekspertët shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë bien dakord në pikën që miratimi i kësaj dispozite ka një fushë të vogël veprimi.

Artan Hoxha i tha BIRN se dispozita sipas Kodit të vjetër të Procedurës është përdorur dy apo tre herë gjithsej në të shkuarën. Pa përmendur çështje konkrete, ai garanton se kjo dispozitë nuk cënon rihapjen e dosjeve të diskutuara.

Delegacioni i Bashkimit Europian i tha BIRN se “ndalimi i rishikimit është i aplikueshëm vetëm për rastet e mbyllura me një vendim të formës së prerë pafajësie për të pandehurin”.

“Jo për vendimet e gjykatës, të cilat vendosin një sanksion dhe as u referohet çështjeve të mbyllura gjatë një faze të hetimit. Çështje të tilla mund të rihapen në çdo kohë, nëse dalin prova të reja,” përfundoi delegacioni i BE-së.

Next Post
Atentati në Kinostudio/Identifikohen dy autorët, konflikti nisi para një muaji/EMRAT

Përplasja me armë në Elbasan, motivi që dyshohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndikimet sllave gati të frikshme në Shqipëri”, Andoni: Shërbimi ynë i prapambetur, AKI më e sofistikuar

August 28, 2026
I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

August 28, 2026
“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

August 28, 2026
Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

August 28, 2026
Beogradi: Mlladiç do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

Beogradi: Mlladiç do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

August 28, 2026
Përplasen dy kamionë te Shkëmbi i Kavajës, zënë makinën në mes dhe e bëjnë ‘sanduiç’

Përplasen dy kamionë te Shkëmbi i Kavajës, zënë makinën në mes dhe e bëjnë ‘sanduiç’

August 28, 2026
Tingulli që magjeps botën! Cila janë orkestrat më të famshme dhe historia e tyre

Tingulli që magjeps botën! Cila janë orkestrat më të famshme dhe historia e tyre

August 28, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

August 28, 2026
Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

August 28, 2026
Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com