• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës/ Bejko: “Foltorja” e përjashton mundësinë e daljes me një kandidat

by Java News
24/08/2023 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtar i kryesisë së PD-së, Roland Bejko tha se Foltorja e Sali Berishës e ka përjashtuar mundësinë e daljes me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet në Kukës për sa kohë do të mbajë edhe procesin e Primareve për të dalë me një kandidat.

I pyetur  nëse do të ketë një kandidat nga ana e PD për Kukësin, Bejko tha se partia tashmë e ka një kryetar dhe se i takon atij që të mbledhë kryesinë për të diskutuar për këtë gjë.

“Jo nuk është mbledhur kryesia e PD-së për një vendim të tillë dhe tashmë partia e ka një kryetar. Dhe sipas statutit është kryetari që duhet të thërrasë mbledhjen e kryesisë. Në fakt jemi të angazhuar me përgatitjen e Kuvendit që mbahet më 2 shtator, është një grup prej 7 vetash që merret me hartimin e statutit të partisë që do të prezantohet me 2 shtator pas miratimit në kryesi.

Unë nuk kam informacion të paktën por do të ketë një qëndrim zyrtar të PD për zgjedhjet në Kukës. Ndoshta me aq sa kam ndjekur, është qëndruar në variantin që dega lokale e PD aty me fraksionin tjetër që ndjekin nga pas Berishën, ndoshta mund të gjenin një të përbashkët.

Por fakti që Foltorja ka ecur përpara dhe ka shpallur datën e primareve për kandidatin, domethënë se ata se ata e përjashtojnë çështjen e gjetjes së një kompromisi lokal për të dalë me kandidat të përbashkët.

Unë personalisht kam qenë dhe jam, përderisa u ndamë u ndamë, dhe për aq kohë faktori që na ndau është aty, na ndau Berishizmi edhe e shkuara. Akuzat janë të forta për një udhëheqës politik sidomos nga SHBA dhe Britania e Madhe.”, theksoi Bejko në një intervistë për “Tirana Live”.
/f.stafa
Next Post
Kush janë armiqtë e turizmit shqiptar!

"Turistët italianë ‘pushtojnë’ resortet"/ Reuters: Shqipëria është speciale, deti i ngjashëm me atë në Greqi e Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com