• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e pjesshme/ KQZ: Fushata të nisë më 1 nëntor! Nesër afati fundit për regjistrimin e partive..

by Os De
13/10/2025 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka hartuar draftin për rregullimin dhe organizimin e procesit zgjedhor për 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë të dekretuara për të shkuar në zgjedhje të parakohshme më datë 9 nëntor. 

KQZ propozon që fushata zgjedhore të fillojë më datë 1 nëntor ndërsa partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore në KQZ jo më vonë se data 14 tetor, pra nesër afati i fundit, sipas KQZ. 

Ndërkohë kandidatët do të kenë afat deri më datë 22 tetor për të depozituar në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje. Ky plan i hartuar duhet të miratohet nga Kolegji Zgjedhor për të hyrë në fuqi. 

Dokumenti i KQZ: 

Në mbështetje të Dekretit të Presidentit nr. 350, datë 1.10.2025, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë”, të nenit 20, pika 1, shkronja “a”, nenit 6, nenit 29, pika 6, nenit 36, pika 2, nenit 59, nenit 64, nenit 65, nenit 67, pika 1, nenit 70 dhe nenit 94, pika 1 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator 

V E N D O S I:

1.Bashkitë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, si dhe institucionet e tyre të varësisë, janë të detyruara të raportojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 25.10.2025 deri më datë 9.11.2025.

Të njëjtin detyrim kanë edhe institucionet publike qendrore, organet e tyre të varësisë dhe degët e tyre vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, për veprimtari me karakter publik, që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 25.10.2025 deri më 9.11.2025, në territorin e Bashkive Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, ose për to. 

  1. Autoriteti i MediaveAudiovizive monitoron OSHMA-të për veprimtaritë me karakter publik të institucioneve publike të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, nga data 25.10.2025, nga ora 08:00-00:00, ose sipas rastit, deri në përfundimin e programit. 
  2. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar bashkie në Bashkitë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, fillon më datë 1.11.2025.
  3. Zyra e Gjendjes Civile në këto bashki, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 6.10.2025. Brenda 48 (dyzet e tetë) orëve nga përfundimi i përditësimit, kryetari  në detyrë i njësisë së qeverisjes vendore miraton dhe shpall listat e zgjedhësve, në përputhje me nenin 48 të Kodit Zgjedhor.
  4. Prefektët e Qarqeve paraqesin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën e plotë të objekteve brenda territorit të Qarkut që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj për Vendin e Numërimit të Votave, jo më vonë se data 14.10.2025.
  5. Kryetarët e Bashkive në detyrë të përcaktojnë vendet publike, në territorin e Bashkive Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, për afishimin nga subjektet zgjedhore të materialeve propagandistike, jo më vonë se data 14.10.2025.
  6. Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë/sekretar në KZAZ-të e Bashkive Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, duhet të sjellin propozimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, jo më vonë se data 14.10.2025.Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton përbërjen e KZAZ-së, jo më vonë se data 15.10.2025. 
  7. Partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ-të përkatëse, jo më vonë së data 20.10.2025. KZAZ-ja merr vendim për emërimin e anëtarëve të KQV-ve, jo më vonë se data 25.10.2025.
  8. Partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në GNV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ, jo më vonë së data 28.10.2025. KZAZ-ja merr vendim për emërimin e anëtarëve të GNV-ve, jo më vonë se data 30.10.2025.
  9. Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 14.10.2025. KQZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga dorëzimi. Partitë politike paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga kthimi për plotësim.Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton kërkesat për regjistrim brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit. 
  10. Komitetet Nismëtare duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim në KQZ për bashkitë Vlorë dhe Berat, si dhe në KZAZ-në përkatëse për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat, jo më vonë se data 14.10.2025. KQZ-ja ose sipas rastit KZAZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga dorëzimi. Komitetet Nismëtare paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga kthimi për plotësim. KQZ-ja ose sipas rastit KZAZ-ja miraton kërkesat për regjistrim brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit.
  11. Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ, kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 19.10.2025.Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton kërkesën për regjistrimin si koalicion, brenda 24 (njëzet e katër) orëve. 
  12. Dokumentet ekandidimit paraqiten në KQZ për bashkitë Vlorë dhe Berat, si dhe në KZAZ për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat, jo më vonë se data 22.10.2025. KQZ-ja ose sipas rastit KZAZ-ja bën verifikimin e tyre, jo më vonë se 24 (njëzet e katër) orë nga paraqitja, dhe në rast se vëren parregullsi, i kthen për plotësim. Dokumentet e plotësuara duhet të riparaqiten jo më vonë se 24 (njëzet e katër) orë. KQZ-ja ose sipas rastit KZAZ-ja merr vendim jo më vonë se 24 (njëzet e katër) orë nga riparaqitja e tyre. 
  13. Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shqiptarë bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jo më vonë se data 25.10.2025 dhe për vëzhguesit e huaj bëhet jo më vonë se data 6.11.2025.
  14. Paraqitja e kërkesave për akreditim nga ana e subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhje bëhet në KZAZ jo më vonë se data 6.11.2025. Akreditimi i vëzhguesve bëhet jo më vonë se data 7.11.2025.
  15. Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 3 (tre) ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë edhe datën e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit.
  16. Ngarkohen administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera të përmendura në këtë vendim, për zbatimin e tij.
  17. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  18. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor, pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij.

Ilirjana NANO                          Kryetar 

Arens ÇELA                             Anëtar 

Dritan ÇAKA                             Anëtar 

Helga VUKAJ                           Anëtar 

Muharrem ÇAKAJ                   Anëtar 

 

Next Post
(VIDEO)Me grushtin lart dhe duke thënë ‘faleminderit’/ Trump mbërrin në Izrael: Marrëveshja e paqes, sukses i madh diplomatik

(VIDEO)Me grushtin lart dhe duke thënë ‘faleminderit’/ Trump mbërrin në Izrael: Marrëveshja e paqes, sukses i madh diplomatik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Porti i Durrësit po gllabërohet nga korrupsioni”, Berisha:Në marrëveshjen e firmosur nga Trump parashikohej port i thellë rajonal

“Porti i Durrësit po gllabërohet nga korrupsioni”, Berisha:Në marrëveshjen e firmosur nga Trump parashikohej port i thellë rajonal

April 24, 2026
Qeveria miraton ndryshime për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe indeksimin e pensioneve

Qeveria miraton ndryshime për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe indeksimin e pensioneve

April 24, 2026
Trump kërkon largimin e Spanjës nga NATO? Emaili i Pentagonit ngre pikëpyetje, aleanca: Ndëshkime të tilla nuk parashikohen në traktat

Trump kërkon largimin e Spanjës nga NATO? Emaili i Pentagonit ngre pikëpyetje, aleanca: Ndëshkime të tilla nuk parashikohen në traktat

April 24, 2026
Akuzohet për vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve, kapet në Laç 26-vjeçari. Pritet ekstradimi në Spanjë

Aksident i rëndë në superstradën Fushë Krujë-Milot, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

April 24, 2026
Spartak Braho: Emërimi i Ols Dados është i paligjshëm, u bë nga noter në prokuror

Spartak Braho: Emërimi i Ols Dados është i paligjshëm, u bë nga noter në prokuror

April 24, 2026
Ish-kryeministri izraelit: Rrëzimi i regjimit në Iran mund të zgjasë për dekada

Ish-kryeministri izraelit: Rrëzimi i regjimit në Iran mund të zgjasë për dekada

April 24, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Kamionçina përplaset me motoçikletën, një i plagosur

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Kamionçina përplaset me motoçikletën, një i plagosur

April 24, 2026
Bllokada në Hormuz: Sa mund të rezistojë Irani dhe çfarë rrezikon SHBA?

Bllokada në Hormuz: Sa mund të rezistojë Irani dhe çfarë rrezikon SHBA?

April 24, 2026
Nordikët zgjodhën Shqipërinë në Mars/ Lufta jep sinjalet e para, Danimarka shënon rritjen më të lartë

Nordikët zgjodhën Shqipërinë në Mars/ Lufta jep sinjalet e para, Danimarka shënon rritjen më të lartë

April 24, 2026
“Vendet e BE vendosin për Shqipërinë”, Gonzato: Egziston vullneti i mirë për antarësim deri në 2030-ën

“Vendet e BE vendosin për Shqipërinë”, Gonzato: Egziston vullneti i mirë për antarësim deri në 2030-ën

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In