• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

by Mero Baze
04/11/2026 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Progresraporti i Bashkimit Evropian për Shqipërinë është një nga dokumentet më realiste për gjendjen e vendit, si për arritjet, ashtu edhe për kritikat që përfshin lidhur me problemet reale që ka Shqipëria.

Nuk e di pse opozita jonë po i bën qeverisë një shërbim edhe më të madh se vetë raporti, duke e paraqitur atë si një aktakuzë politike që paralajmëron fundin e qeverisë. Në vend që ta përdorë për t’i kërkuar llogari qeverisë, per kritikat e raportit, përpiqet ta shesë raportin si një vendim të Brukselit kundër Edi Ramës, duke i bërë këtij të fundit një nder të tepruar dhe të pakërkuar.

Kjo është ndoshta ndihma më e madhe që opozita mund t’i japë qeverisë.

Raporti është i qartë për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit. Vendi ka avancuar në negociata, ka hapur grupkapitullin e fundit dhe ka bërë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së detyrimeve për anëtarësim. Objektivi për mbylljen e negociatave në vitin 2027 konsiderohet ambicioz, por i mundshëm.

Këto janë vlerësime të Komisionit Evropian. Po ashtu, raporti përshkruan probleme serioze me korrupsionin, funksionimin e Parlamentit, administratën publike, lirinë e medias, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe dobësitë e shtetit ligjor.

Dhe këto janë çështjet për të cilat qeveria duhet të japë përgjigje.

Nëse është vërtet siç thotë Gazment Bardhi apo vetë PD-ja zyrtarisht, se ky raport është fundi i Edi Ramës, atëherë nuk duhet të debatojmë më për kritikat e raportit, por për efektin që ai ka në rrëzimin e Edi Ramës. Kështu, debati real që duhet të bëhet rreth raportit zëvendësohet me një gënjeshtër që përsëritet sa herë publikohet një raport.

Edi Rama fiton kështu një debat që nuk duhej të ishte fare debat, por që, nuk e di pse, opozita e shpik për t’i bërë nder. Pra, opozita ia zëvendëson qeverisë debatin e vështirë rreth korrupsionit apo barazisë përpara ligjit me një debat të lehtë, ku vë bast se raporti do ta rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

Duke u përpjekur t’u shesin mbështetësve të tyre iluzionin e vjetër se Bashkimi Evropian është një aleat politik që do ta ndihmojë opozitën të vijë në pushtet, drejtuesit e saj justifikojnë paaftësinë për të krijuar një shumicë politike në Shqipëri.

Bashkimi Evropian vlerëson standardet e anëtarësimit dhe kërkon reforma nga institucionet shqiptare.

Qeveritë i zgjedhin shqiptarët. Nëse opozita kërkon të vijë në pushtet, duhet t’i bindë shqiptarët se është alternativë më e mirë, jo t’u premtojë se një ditë Brukseli do t’ua heqë qafe Ramën.

Në këtë mënyrë, ajo e mban elektoratin e saj peng të një pritjeje të pafundme, duke i premtuar një fitore që vjen nga një ndërhyrje imagjinare ndërkombëtare.

Ka 13 vjet që e mban me shpresa elektoratin e vet sa herë ndryshon pushteti diku në botë. Gëzohen kur bie Gjukanoviçi, gëzohen kur bie Orbani, gëzohen kur bie Vuçiçi, gëzohen kur fiton Trumpi dhe tani gëzohen përsëri, edhe pse humbën thellë, pasi ai nuk ia hoqi Berishës shpalljen “non grata”, nuk e solli në pushtet, por solli Kushnerin në Sazan, e kështu me radhë.

Sot, po ashtu, gëzohen që ka kritika në raportin e BE-së dhe ua servirin demokratëve të gjitha këto si arritje të tyre. Nuk kanë lënë gjë pa provuar për të krijuar iluzionin se po vijnë në pushtet falë të tjerëve, madje duke u shpallur herë pas here edhe sovranistë, kundër SHBA-së dhe BE-së. Por kurrë nuk kanë provuar të ndryshojnë veten për t’u bërë të pranueshëm nga shqiptarët.

Raporti i Bashkimit Evropian nuk është shkruar as për ta shpëtuar Edi Ramën që të mos humbasë fuqinë e pushtetit dhe as për ta shpëtuar Sali Berishën nga pafuqia për ta fituar atë. Ai është një raport që tregon se ku ndodhet Shqipëria në rrugën e anëtarësimit dhe çfarë duhet të ndryshojë.

Duke u përpjekur t’ua shesë raportin mbështetësve të saj si një dokument për rrëzimin e qeverisë nga Brukseli, opozita po e çliron Edi Ramën nga detyrimi për t’u përballur me përmbajtjen e tij, por te përballet me gënjeshtrat e opozitës, të cilat ia bëjnë më të lehtë punën. Si gjithmonë.

Next Post
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Comments 1

  1. Xhixhile moj xhixhile says:
    1 day ago

    Mero, ke filluar të mos kuptohesh.
    Në fakt, kuptohesh që ç’ke me të, por ti mendon se ne po e hamë, këtë “tip tra ekuilibër” që po luan.
    Këtej bën avokatinë e Velisë, duke ekspozuar Ramën.
    Këtej, ngre në piedestal Ramën, kundrejtë Salillarëve.
    Njëçikë si me shumë faqe kjo punë, sa faqet nashti, të janë trashur e të janë bërë mullaqe.
    Boll më me Velinë, se na e bëtë qimen – BULLAR (jo tra – tashmë), për ta viktimizuar të inkriminuarin për korupsiom Erion Veliaj, dhe duke e këthyer KOPENË E BULLARËVE të Erionit, në qime rroje të pa vlera.
    Mendoj që ju ka dalë boja.
    Të rrojë partia,
    Deshti me thanë,
    Por ai,
    Kishte mbaru…

    Prandaj, merru me aktualitetin Mero, mos u merr me të kaluarën…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

November 6, 2026
“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

November 6, 2026
Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

November 6, 2026
Spanja kapi mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone, në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare! Detajet e operacionit

Spanja kapi mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone, në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare! Detajet e operacionit

November 6, 2026
Hapet në Shangai Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit (CIIE)

Hapet në Shangai Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit (CIIE)

November 6, 2026
Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

November 6, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

November 6, 2026
“35.15 miliardë lekë për rrugët”, Karakaçi: Financim i plotë për Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Plepa

“35.15 miliardë lekë për rrugët”, Karakaçi: Financim i plotë për Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Plepa

November 6, 2026
Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

November 6, 2026
Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In