• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e pjesshme dhe ndryshimet e “Zgjedhores”, Celibashi: Dekreti i Begajt, fuqi zbatuese!

by A R
07/10/2025 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor në 6 bashki të vendit, si dhe për çështjet që kërkojnë ndërhyrje në Reformën Zgjedhore.

Gjatë një interviste për “Mirëmengjes Shqipëri” në RTSH, Celibashi foli për ndryshimet që duhet të behën në Reformën Zgjedhore, ku theksoi si çështjen më urgjente pamundësinë për të votuar të shumë zgjedhësve që për arsye të ndryshme nuk mund të jenë fizikisht në qendrën e votimit.

Ai shtoi se një tjetër çështje që kërkon zgjidhje është mungesa e rregullave të qarta për zhvillimin e referendumeve.

“Financimi i partive, fushata zgjedhore dhe rregullimi i saj, financimi i palëve të treta që nuk marrin pjesë në zgjedhje por impaktojnë në procesin zgjedhor edhe aspekte teknike që lidhen me numërimin, votimin e shqyrtimin e ankimimeve. Ne do të duhet të vendosim se çfarë do të bëjmë me një armatë të madhe votuesish që nuk mundsh të paraqiten në qendrën e votimit, por duan të votojnë, për ata që për arsye shëndetësore që nuk mund të shkojnë fizikisht në qendrën e votimit, janë punonjësit e Policisë së Shtetit që janë të gjithë të angazhuar në mbarëvajtjen e procesit, janë gazetarët dhe përfaqësuesit e medias që janë në punë dhe janë shumë të tjerë që shkojnë në rreth 100 mijë votues dhe kjo është gjëja kryesore që duhet të adresojmë. Kjo është pa sens dhe asgjë nuk e justifikon këtë asnjë lloj frike apo meraku për manipulime. E dyta ka të bëjë me rregullat për zhvillimin e referendumeve ku ne nuk zhvillojmë dot një referendum”, tha ai.

Sa i përket zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki, Celibashi u shpreh se po vijojnë përgatitjet dhe se ditën e zgjedhjeve gjithçka do të jetë gati. Ai foli për votimin elektronik, ku tha se, do të përdoret me shumë gjasë vetëm në njësinë nr. 10 në Tiranë, për shkak të kohës së kufizuar.

Komisioneri shtoi gjithashtu se diaspora nuk do të jetë pjesë e procesit të zgjedhjeve të pjesshme, pasi ajo voton vetëm për zgjedhjet parlamentare, si në shumicën e vendeve të botës.

“Përjashto njësinë 10, koha që kemi në dispozicion nuk na mundëson edhe përgatitjen dhe për të informuar dhe edukuar zgjedhësit me teknologjinë e votimit elektronik. Jemi duke diskutuar me partitë politike për të parë mundësinë për shtrinim e votimit elektronike dhe në ndonjë prej 5 bashkive të tjera. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të vlente në çdo pikëpamja dhe me shumë mundësi mund të mbetemi vetëm te njësia 10 e cila që prej 2021 bën votim elektronik. Është e rëndësishme që partitë të marrin një vendim për këtë si në kuadër të reforma zgjedhore, nëse vlen apo jo që ky votim elektronik të shtrihet gati në të gjithë territorin e vendit.  Diaspora nuk do të jetë pjesë e procesit të zgjedhjeve të pjesshme, ajo voton vetëm për zgjedhjet e Kuvendit dhe ky është standardi në shumicën dërrmuese të vendeve të botës, pak vende i japin mundësin diasporës që të votojnë dhe për qeverisjen vendore. Do të votohet vetëm për kryetarët e bashkive dhe jo për këshillat bashkiakë”, tha Celibashi.

Lidhur me dekretin e presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve edhe në Bashkinë e Tiranës, ku Erion Veliaj ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij, Celibashi theksoi se KQZ nuk komenton dekretin presidencial, por është e detyruar ta zbatojë atë.

“Në pozitën e Komisionerit Shtetëror më ndalohet të komentoj dekretin. Kjo nuk do të thotë se vë në diskutim faktin juridik që ka ndodhur, por duhet të kuptohet se jemi para një dekreti të nxjerrë nga autoriteti përgjegjës për caktimin e datës së zgjedhjeve, dhe kaq mjafton që të gjithë t’i nënshtrohen urdhërimeve të tij. Dekreti është me fuqi dhe prodhon efekte,” deklaroi ai.

Next Post
“Krenare për ty”, Balluku dedikim për Manastirliun: Kemi ndarë ëndrrat dhe planet për fëmijët tanë…

“Pak hapa larg Europës” Balluku: Skuadra jonë për Tiranën më e fortë se kurrë, opozita shpik skenarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë për të dytën ditë radhazi!

November 12, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Gjetja dhe hetimi i 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen mjedisore kompanisë “Kurum”!

November 12, 2026
VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

November 12, 2026
Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

November 12, 2026
Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

November 12, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In