• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, një “referendum” për koalicionin qeverisës

by A R
22/01/2025 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koalicioni i partnerëve qeverisës në Kosovë është i bindur se ka bërë mirë gjatë katër viteve në drejtim të vendit dhe tani kërkon një mandat të dytë me Albin Kurtin në krye.

Mimoza Kusari-Lila e vërteton këtë edhe me popullaritetin në rritje të kryeministrit te qytetarët.

“Rrallë ndodh që një kryeministër të jetë në detyrë apo në zyrë për katër vite dhe të mos i bjerë fare popullariteti, por të jetë mbi 50 për qind. Gjatë gjithë kohës së matjeve, besueshmëria për të ka lëvizur nga 50 në 60 për qind nga qytetarët e Republikës,” shprehet znj. Kusari-Lila.

Ndërsa ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Shvarc, thotë se edhe ndërkombëtarët ndjehen më mirë me investimin e tyre në Kosovë.

“Kur janë pyetur qytetarët e Kosovës se cilat janë arritjet më të mëdha të qeverisë, e para ka qenë natyrisht luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, ndërsa në rendin e dytë sipas qytetarëve të Kosovës vjen përmirësimi i dukshëm i imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Prandaj në këtë përmirësim të dukshëm të imazhit natyrisht që përfshihen shumë tema. Së pari, sundimi i ligjit dhe forcimi i demokracisë në Kosovë kanë ndikuar ndjeshëm edhe te partnerët, aleatët tanë, që ta shohin Kosovën pak më ndryshe dhe ta ndiejnë veten më shumë krenarë për gjithë investimin e këtyre viteve,” thotë ministrja Gërvalla-Shvarc.

Ndërsa ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, për mikrofonin e RTSH-së tregon shkaqet pse Vetëvendosja kërkon një mandat të dytë.

“Këto zgjedhje po i shohim edhe si një lloj referendumi për punët që janë bërë në këto katër vite. Pra, pyetja që po bëjmë ne dhe të cilën duhet ta kuptojmë në një formë referendumi më 9 shkurt, duhet të na tregojë nëse kemi bërë mirë me shtrirjen e sovranitetit, me reformat tona për zhvillim dhe punësim, për shpërndarjen që u kemi bërë qytetarëve për të adresuar disa sfida të mëdha të kategorive më të margjinalizuara të shoqërisë. Së dyti, natyrisht, ne duam një mandat të ri me duar të lira, një mandat të Vetëvendosjes të pavarur nga korrupsioni ose nga grupet e interesit, që e kanë kontrolluar vendin tonë për afro dy dekada. Ndaj 9 Shkurti është shumë i rëndësishëm. Për ne është historik. Për vendin tonë është zhvillimor,” deklaron z. Çeku.

Koalicioni qeverisës në Kosovë përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje Lista Guxo dhe Partia Alternativa, dhe ka si synim fitoren e zgjedhjeve me mbi 500 mijë vota.

Next Post
Ja kujt i bie barra ekonomike nëse Trump tarifon me 10% BE-në dhe Kinën

Ja kujt i bie barra ekonomike nëse Trump tarifon me 10% BE-në dhe Kinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In