• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

by E B
26/03/2026 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në orën 20:45 në stadiumin ‘PGE Arena’ të Varshavës luhet ndeshja Poloni – Shqipëri, e vlefshme për gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026. Kjo është një sfidë historike për tanët, pasi për herë të parë kuqezinjtë garojnë në këtë fazë.

Në rast se kombëtarja shqiptare e futbollit kalon sot Poloninë në ndeshjen teke, pas katër ditësh do përballet në transfertë me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi, për të ëndërruar më pas një biletë për në finalet e Kupës së Botës 2026, që këtë vit zhvillohen nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Sa i takon atmosferës, prej mëngjesit të sotëm në rrugët e Varshavës ka nisur festa me këngë dhe valle patriotike, teksa shqiptarët e kanë ‘ngjyrosur’ kuqezi kryeqytetin polak. Diçka më shumë se 3 mijë shqiptarë do mund të jenë në stadium, teksa të shumtë janë ata që kanë udhëtuar edhe pa një biletë.

Sylvinho lë jashtë tre futbollistë

Trajneri Sylvinho ka dërguar në UEFA listën zyrtare me 23 futbollistët e gatshëm që do ketë për këtë sfidë, teksa mungojnë Jasir Asani, Nazmi Gripshi dhe Klisman Cake. Asani ka kohë që nuk luan, pas largimit nga Irani për shkak të luftës, ndërsa dy zgjedhjet e tjera duket se janë teknike, për shkak të mbingarkesës në repartin anësor të sulmit dhe mbrojtje.

Formacioni i mundshëm

Pritet që tanët të luajnë me skemën 4-3-3 dhe me një ‘sulmues të fshehur’, i cili nuk do jetë Muçi. Mungesat e Dakut dhe Manajt, si edhe forma jo e mirë e Brojës, ka bërë që trajneri mos ketë një pikë orientimi në sulm, duke dashur të jetë në fushë me një ‘nëntë false’, në këtë rast Nedim Bajrami, që edhe më herët ka luajtur në këtë rol. Porta, mbrojtja dhe mesi i fushës nuk pritet të ketë ndryshime nga ndeshjet e fundit, ndërsa dilema e trajnerit është për sulmin.

Formacioni i mundshëm i Kombëtares:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Laçi, Asllani; Uzuni, Bajrami (Broja), Hoxha (Muçi) Trajner: Sylvinho

Next Post
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com