• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Mediu delegon vendimin në bazë: PD po prish shtëpinë për të ndërtuar kasolle!

by
27/01/2022 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi në “Log.” në ABC se qëndrimi për zgjedhjet e 6 Marsit sa i takon partive aleate nuk i takon kryetarëve, por bazës që prej vitesh bashkëpunon me demokratët dhe sipas tij e njohin mjaft mirë njëri tjetrin. Mediu la të nënkuptuar se në qarqe të ndryshme mund të përkrahen kandidatë të kaheve të ndryshme në bazë të mbështetjes që ata gëzojnë në bazë.

“Është më mirë që strukturat që kanë bashkëpunuar për 30 vjet me njëri tjetrin e njohin njëri tjetrin. Ata do e vendosin se kë do mbështesin. Një rrugë e tretë ishte që disa subjekte politike të dilte me kandidatët e vet. Por duke pasur parasysh atë që ndodh poshtë, duam t’i japim shansin atij kandidati që ka shansin për të fituar. Në mënyrën si po rrjedhin gjërat në një pjesë të mirë të bashkive, është e pamundur. PD duhet të jetë një”, tha Mediu.

Ai deklaroi se aleatët nuk mund të bëhen pjesë e ndarjes së opozitës pasi kanë insistuar vazhdimisht që ajo të jetë e bashkuar. Mediu theksoi se propozimi i tyre ka qenë që të dyja palët në PD të zhvillonin primare të përbashkët për të zgjedhur kandidatin më të mirë.

“Ne jemi me të gjithë anëtarët e PD që duan të fitojnë. Ajo që është e rëndësishme është se nuk mund të pranojmë që të bëhemi pjesë e ndarjes së opozitës. Kemi insistuar që të ketë një opozitë të bashkuar. Kemi edhe koshiencën si politikanë sepse kemi përgjegjësi përballë qytetarëve që qeverisen nga kjo qeveri. I kemi bërë një propozim grupit të Bashës dhe Berishës për të organizuar primare të hapura që njerëzit të zgjedhin kandidatët që do shkojnë në zgjedhje.

Ajo që është e rëndësishme është që të kishim primare ku të përfshihej gjithë opozita. Është çështja kush është kandidati për kryetar bashkie për të fituar zgjedhjet. Shkodra është e padiskutueshme. Durrësi dhe Dibra. Mënyra sip o shkohet drejt këtyre zgjedhjeve tregon një mungesë interesi për të fituar zgjedhjet. Kjo do të thotë të prishësh shtëpinë për të ndërtuar kasolle. Ne nuk kemi pse të bëhemi pjesë e ndarjes. Filozofia jonë ka qenë bashkimi i opozitës në një kandidat të vetëm”, u shpreh Mediu.

/b.h

Next Post
Vangjel Dule: Përfaqësues të PPE negociuan për pajtim me Bashës dhe Berishës pas protestës!

Vangjel Dule: Përfaqësues të PPE negociuan për pajtim me Bashës dhe Berishës pas protestës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

October 30, 2026
Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

October 30, 2026
Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

October 30, 2026
Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

October 30, 2026
Mbërrijnë 10 avionët ushtarakë me armatime në Izrael, të dërguar nga SHBA-të mes tensioneve me Iranin

Mbërrijnë 10 avionët ushtarakë me armatime në Izrael, të dërguar nga SHBA-të mes tensioneve me Iranin

October 30, 2026
I dënuar në Itali për drogë, zhvatje dhe armëmbajtje ilegalisht, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

I dënuar në Itali për drogë, zhvatje dhe armëmbajtje ilegalisht, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

October 30, 2026
Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

October 30, 2026
Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen

Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen

October 30, 2026
Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

October 30, 2026
Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim për vrasje në Shkup

Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim për vrasje në Shkup

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In