• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 6 Marsit, Gjiknuri takim në Rrogozhinë: Jepini votën Edisonit, asnjë votë për dy përçarësit e opozitës.

by A R
01/03/2022 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga deputeti Etjen Xhafaj dhe kandidati për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla, kanë zhvilluar një takim me strukturat e PS-së.

Në fjalën e tij numri dy i Partisë Socialiste u bëri thirrje qytetarëve të Rrogozhinës të votojnë Edison Memollën në mënyrë që, me mbështetjen e qeverisë, të bëhet zëri i tyre dhe të çojë përpara projektet e nisura në Rrogozhinë.

“Ju duhet të jeni krenar se mbi të gjitha keni një djalë tuajin, djalë socialist, atë që keni dashur, nga një familje që ka qenë shtyllë e Partisë Socialiste. Kjo duhet t’iu bëjë shumë krenar dhe t’iu motivojë dy herë më shumë. Jam i bindur që do jeni krenar me këtë djalë tuajin, që u provua edhe këto kohë. Nuk ishte i zgjedhur, ishte i caktuar, sepse ashtu erdhën rrethanat, por tani jepini zemër këtij njeriu, jepini kurajo me sa më shumë vota, që ky të ketë moral, por edhe të ndjehet i obliguar. Nuk është çështja ta çojmë në zyrë; nuk duam thjesht të çojmë Edin në zyrë si Parti Socialiste, por Edi duhet të jetë njeriu që do t’iu përgjigjet, por ju duhet ta respektoni me votë që edhe këtij ti ngrihet zëri, të nderohet dhe të thotë që vërtet unë jam i  votuar nga Rrogozhina”, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri u ndal edhe tek kandidatët e opozitës ku theksoi se kundërshtarët po garojnë për vendin e dytë dhe të tretë dhe ftoi edhe demokratët që më 6 mars të votojnë Edison Memollën, sepse përçarësit e PD-së nuk meritojnë të marrin asnjë votë.

“Qytetarët shpesh thonë:hë se kjo punë është e mbaruar, se ata dy po zihen kush do zërë vendin e dytë apo vendin e tretë. Por ne nuk e duam djalin tonë ‘aksident’, ne e duam me votën popullore të Rrogozhinës. Këtë duhet t’ja thoni çdo socialisti. Shkoni trokitini edhe atij që është demokrat: O vlla nga këta tre që janë, kush duket më i miri?Unë e kam një mesazh edhe për demokratët: Edhe t’i që do Partinë Demokratike, a do ta bashkosh PD-në? Voto Edin, që ta kuptojnë ato dy, dy përçarësit, se nuk kanë asnjë votë. Ne duhet ti japim shumicën Edisonit pavarësisht nga ‘brava’, ‘anti-brava’ që kanë dalë me garën e tyre. Nuk kemi punë me ata ne. Ne duam që ky të marrë 50+1 përqind të votave më shumë sesa ata të dy bashkë. Këtë kërkoj nga ju. Prandaj Edi jo vetëm do të marrë moral dhe dinjitet nga vota juaj masive, por edhe deputeti juaj do ndjehet vërtet krenar”, u shpreh numri dy i PS-së.

Deputeti i Rrogozhinës, Etjen Xhafaj, theksoi se këto zgjedhje janë zgjedhje mes ‘dy botësh’, nga njëra anë Partia Socialiste me një kandidat që do të përfaqësojë qytetarët duke u dhënë zgjidhje problematikave të tyre dhe nga ana tjetër kandidatët e opozitës të ndarë më dysh prej “bravës” dhe “vulëhumburit”.

/a.r

Next Post
VIDEO: Zelensky, i përlotur në Parlamentin Europian: Për disa ukrainas sot është dita e fundit

VIDEO: Zelensky, i përlotur në Parlamentin Europian: Për disa ukrainas sot është dita e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com