• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 2021, si shansi për një riformatim të madh!

by Alfred Peza
02/09/2020 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nuk ka patur kurrë një mundësi më të mirë për një parti, grupim apo kahje që të ribëhet nga e para, sesa proceset e reja zgjedhore që vijnë në një moment të zgripit të tyre historik. Ndaj edhe zgjedhjet e pranverës 2021, duken si një mundësi e jashtëzakonshme për opozitën e rrugës, që ta bëjë këtë. Si e vetmja mënyrë për ti shpëtuar, krizës së saj të identitetit dhe krizës së thellë të lidershipit.

Kriza e identitetit tek opozita ka kohë që është ulur këmbëkryq dhe askush nuk do që ta shohë, apo bën sikur, me shpresën se ajo nuk ka të bëjë me ta. Pasoja kryesore e kësaj krize, është fakti se për herë të parë në historinë e saj 30 vjeçare, opozita shqiptare ndodhet jashtë Parlamentit, jashtë pushtetit lokal dhe në rrugë. Çka tregon dështimin total të strategjisë së saj të bojkotit, për fitoren e pushtetit në tavolinë, përmes “revolucionit të molotovëve”.

Kjo krizë e ka burimin tek pafuqia, pamundësia dhe mungesa e vizionit për arritjen e qëllimeve politike me mjete legale dhe instrumenta demokratikë. Përpjekja për të delegjitimuar një mazhorancë qeverisëse të dalë nga zgjedhjet e 2017, të njohura e të pranuara prej saj, prej KQZ, OSBE/ ODIHR si dhe faktorit ndërkombëtar parësisht SHBA dhe BE,- përmes rrugës së rrugës të stimuluar artificialisht nga lart si pakënaqësi popullore,- mori një mësim historik.

Por, askush deri më sot nga lidershipi i opozitës, nuk e ka analizuar atë që ndodhi. Askush nuk ka patur guximin për ta parë dështimin më të madh politik të këtyre 30 viteve, në sy. Askush nuk e ka pranuar përgjigjësinë në radhët e “Opozitës së Bashkuar” për këtë fisko spektakolare. Askush nuk është penduar. Askush nuk është ndëshkuar nga strukturat e tyre të brendshme politike. Për rrjedhojë, e gjithë përgjegjësia, është lënë rrugëve.

Kush nuk mëson nga gabimet e së shkuarës, nuk ka nxjërrë asnjë mësim për të ardhmen, ndaj edhe dështimi i radhës është mëse i sigurtë. Kjo është diçitura e asaj çfarë lidershipi i opozitës shqiptare ka bërë nga 30 qershori i 2019 e deri më sot, në përgatitje për zgjedhjet e pranverës 2021. Duke dashur ti iki kësaj përgjegjësie që ka emra të përveçëm, po nxitojnë për të shkuar një minutë e më përpara, drejt fushatës së re. Duke shpikur një garë inekzistente me lista kandidatësh për deputetë, për caktimin sa më parë të datës së zgjedhjeve të reja dhe afrimin e saj sa më shumë që të jetë e mundur.

Një lider politik mund ta bëjë kësisoj lojën e strucit, për të mos e parë atë gjithë opozitarët e tjerë e shohin. Por, kjo nuk e shpëton atë nga gjykimi i tyre dhe i historisë politike të partisë që drejtojnë dhe opozitës që përfaqësojnë. E mbi të gjitha, pakkush mund të presë pas kësaj, që ti udhëheqë mbështetësit e përkrahësit e vet, drejt një rezultati të ndryshëm nga ai i mëparshmi. Ndaj, kjo më shumë se çdo gjë tjetër parathotë humbjen e pashmnagshme të opozitës së sotme në zgjedhjet e ardhshme.

Sot askush nuk e di se çfarë programi politik dhe elektoral ka opozita shqiptare. Askush nuk e di, se ku dallon nga kjo pikëpamje, e djathta nga e majta në Shqipëri. Opozita nga mazhoranca. Lidershipi i saj, nga ajo e qeverisë socialiste. Ky është tipari themelor i krizës së identitetit politik të opozitës sonë, e cila nuk ka asnjë tipar dallues përmes të cilit jo vetëm të identifikohet por edhe të ndiqet nga pas, nga përkrahësit dhe mbështetësit e saj.

Kjo të çon tek një element tjetër i krizës, që është ajo e lidershipit. Pyetjet që kanë bërë deri dje dhe që do të vazhdojnë ta bëjnë deri ditën e zgjedhjeve opozitarët tanë janë: Kush është në të vërtetë lideri “de facto” i tyre? Brenda PD, a është Sali Berisha, apo Lulzim Basha? A është Ilir Meta apo Monika Kryemadhi brenda LSI? E veç kësaj, a është Lulzim Basha apo Ilir Meta, lideri kryesor i opozitës shqiptare në tërësi?

A kemi vetëm një opozitë, atë të rrugës, apo kemi edhe një opozitë në Parlament. Po partitë e tjera politike të së djathtës tradicionale, a janë më pjesë reale e opozitarizmit shqiptar, apo vetëm 3-4 emra kryetarësh që kanë përfunduar prej kohësh pa parti. A ka nevojë e djathta për një parti të re, apo për më shumë të tilla, për ti dhënë përgjigje disa prej këtyre dilemave?

Opozita shqiptare ndodhet në udhëkryqin më të madh të krizës së saj identitare, programore, politike dhe të lidershipit, në historinë e këtyre tri dekadave të fundit. Përgjigja e tyre mund të vijë vetëm përmes një riformatimi të madh, për ti dhënë shpresë të djathtëve në Shqipëri për të ardhmen. Shansi po troket në derën e Lulzim Bashës, mbi të gjitha. Nëse ai nuk do të dijë ta kapi as këtë radhë, më vonë do jetë shumë vonë, mbi të gjitha për të!

Next Post
VIDEO/ Policia kontrolle të rrepta me radar në Durrës, gjobiten mbi 1000 shoferë dhe pezullohen 51 leje drejtimi

VIDEO/ Policia kontrolle me radar e dronë: Pezullon 35 patenta dhe vendos mbi 1000 gjoba për 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In