• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 14 majit/ Kreu i PDIU: Do të garojmë vetëm, e kemi mundësinë dhe peshën për ta bërë!

by
30/01/2023 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” me gazetaren Ola Bruko, u shpreh se partia e tij do të dalë në zgjedhje e vetme. Ai u tha se arsyet se përse kanë vendosur që të garojnë vetëm në zgjedhjet e 14 majit janë disa, por mes të cilave edhe arsyeja se sipas tij kjo parti ka mundësinë dhe peshën për ta bërë.

“Besoj se është vonë të flasim për oferta sepse kemi rreth dy muaj që kemi marrë vendimin që do të dalim të vetëm në këto zgjedhje. Nuk ka qenë një çështje ofertash më, sepse do të ishte e vështirë që ne të rreshtohemi me një nga dy pjesën e PD, sepse që në krye të herës unë nuk jam prononcuar për problemin brenda PD… PDIU ka të gjitha mundësit dhe peshën specifike për ta provuar dhe për të garuar më vete.

Më bëri çudi që Himarën ia kanë lënë një partie minoritare, sepse dihet që Himara nuk është minoritet. Është njësoj sikur ca të minoritetit të paraqiteshin në Kukës dhe të kërkonin këtë diskriminimin pozitiv.

Vendimi i PDIU për të dalë vetëm në zgjedhje është vendimi më i drejtë. Janë disa arsye pse vendosëm të dalim vetëm. Kur themi që do dalim vetëm, sigurisht as me PS. Është e vështirë të shohim ndonjë raport me PS. PDIU gjithmonë ka qenë parti e katërt dhe ka qenë shumë e qartë ku ka qenë pesha e saj specifike. Dalja më vete sigurisht që do na bëjë mirë. Ne kemi garuar në disa bashki dhe në të kaluarën dhe sigurisht që po matim disa nga arsyetimet që në disa nga bashkitë të nxjerrim kandidatë. Ne kemi dalë në 3-4 bashki, pak a shumë dihen. Në momentin që fronti opozitar nuk është i bashkuar, sigurisht që po shohim dhe mundësi dhe alternativa të tjera. Qytetarët kanë mundësi të shohin dhe oferta të tjera”, tha ai.

I pyetur se cilat janë pritshmëritë për zgjedhjet lokale, Idrizi preku dy çështjes sipas tij, dështime, reformën zgjedhore dhe territoriale.

“Ne kemi dështuar në reformën territoriale dhe zgjedhore. Për reformën territoriale padyshim që pas shumë vitesh të implementimit të kësaj reforme ne kishim nevojë për një skaner, një analizë për funksionalitetin e këtyre bashkive, jo salamandra.

Praktikisht nuk e di çfarë u bë. E njëjta gjë me reformën zgjedhore, i shihja bashkëkryetarët, a thua se ishim në planetin hënë që nuk kishte probleme me zgjedhjet”, tha Idrizi.

Ai dha dhe një ide në makro për rezultatin e mundshëm të këtyre zgjedhjeve.

“Për PDIU-në sigurisht që kemi një projeksion. Do vazhdojmë të jemi në të njëjtat kuota dhe trendin që kemi qenë dhe më përpara. Duke qenë zgjedhje lokale, ka nevojë që të shohim kandidatët me programe dhe projekte lokale për qytetet. Ka nevojë akoma të shohim kandidatë dhe profile. Në qoftë se do kthehet në një luftë politike, mund të fitojë kush të dojë, por ka pak interes publik”, tha kreu i PDIU.

/e.d

Next Post
“Njollose familjen”/ Akuza mes Prençit dhe Valterit, ish-deputeti: Paguhesh nga Meta

“Njollose familjen”/ Akuza mes Prençit dhe Valterit, ish-deputeti: Paguhesh nga Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com