• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 11 Majit, PD i shkon Olsian Çelës te dera: Hetoji ti krimet elektorale, jo SPAK-u

by A R
31/01/2025 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet e 11 majit dhe frika për krime dhe korrupsion zgjedhor, apo përdorim i shtetit në këto zgjedhje, ka bërë që Partia Demokratike t’i drejtohet sot kryeprokurorit Olsi Çela. Përfaqësuesit demokratë, deputeti Oerd Bylykbashi dhe drejtuesi politik për qarkun e Korçës, Ivi Kaso i kanë kërkuar kryeprokurorit hartojë një plan masash me qëllim ndaljen apo tkurrjen e këtyre krimeve. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Bylykbashi theksoi se kjo prokurori mbulon gamën më të madhe të krimeve zgjedhore dhe duhet të veprojë tani në mënyrë konkrete dhe jo pas zgjedhjeve.

“Dominancën e çështjeve e mbulon kjo prokurori dhe me fokus përdorimin masiv të shtetit, shtet elektoral. Prokurori i përgjithshëm është ai që i ndjek këto çështje. Kërkuam që prokurori të ketë plan masash të qartë, tani, pa vonesë, që të kemi veprim efikas dhe të mos mbetet në aspektet deklarative aq më shumë pas zgjedhjeve. Kuadri ligjor i jep mundësi të mëdha sistemit të prokurorisë për të goditur paraprakisht krimin zgjedhor si atë të që po ndodh këtu dhe në diasporë. Dhe ajo që presim është të veprojë pa hezitim. Ka ikur koha e fjalëve, është koha e ndërhyrjeve të drejtpërdrejta nga prokuroria. Nëse do të ketë masa efektive shumë veta do të jenë të prirur të ndalen dhe mos kryejnë këto krime zgjedhore”.

Bylykbashi theksoi se ka marrë premtim për angazhim nga kryeprokurori Çela, por sipas tij njerëzit presin faktet. Ai tha se opozita do ta furnizojë prokurorinë me kallëzime penale konkrete dhe pret goditje pas tyre.

“Prokurori na ekspozoi vështirësitë që ka sistemi i prokurorisë në lidhje me ndjekjen efikase, por njerëzit duan rezultate. Na premtoi angazhim të dukshëm. Ne presim faktet dhe jemi të gatshëm ta furnizojmë prokurorinë me kallëzime penale konkrete dhe presim që pas tyre të ketë goditje efikase që ta rrudhë krimin zgjedhor. Ajo që do të ndodhë, nuk duhet të jetë ajo që ka ndodhur deri më sot”.

Një tjetër shqetësim që zyrtarët demokratë ndanë me prokurorin e Përgjithshëm është edhe përfshirja e policisë në zgjedhje, e cila sipas Bylykbashit duhet të goditet. Ndërsa Task forca e ngritur nga SPAK për krimet zgjedhore, për deputetin demokrat, është e vonuar.

“Asgjë që është thjesht letër nuk i bën punë askujt. Ne kërkojmë plan masash nga prokuroria ajo që bën SPAK-u është punë e tij. Ai ka refuzuar të merret me krimin zgjedhor, ndërkohë që është ndërtuar si mekanizëm për të goditur një nga aspektet më të rënda si shitblerja e votës. Letrat nuk i duhen askujt për sa kohë nuk ka efikasitet. Janë shumë vonë, më shumë se kërcëllima e dhëmbëve janë faktet. Sa persona dënohen për krimin e korrupsion zgjedhor që ka filluar këtu dhe në Diasporë? Por siç ia kërkojmë SPAK-ut, ia kërkojmë edhe prokurorisë dhe nëse ky sistem do të funksionojë me efikasitet të lartë edhe krimi zgjedhor do të rrudhet. Kjo nënkupton që prokuroria duhet të jetë mbi kokën e Policisë së Shtetit. Edhe policia është organ i politizuar e shndërruar e tëra piramida në funksion të zgjedhjeve edhe policia duhet të ndjeje goditje për shkak të shpërdorimit të detyrës, apo çdo përfshirje tjetër në vepra zgjedhore”.

Next Post
Vrasja e Liridona Ademajt, publikohen për herë të parë në seancë pamje nga nata fatale

Vrasja e Liridona Ademajt, publikohen për herë të parë në seancë pamje nga nata fatale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In