• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet/ Bashkitë e djathta kyçin shkollat, në bashkitë e majta ndahen materialet zgjedhore

by Java News
29/06/2019 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkitë e Shkodrës, Mallakastrës dhe Pogradecit mbyllën shkollat e kopshtet e përcaktuara si qendra votimi për 30 qershorin, në vijimsi të qëndrimit se ata do të zbatojnë dekretin e presidentit që e ka anuluar procesin. Por këto veprime u kushtoi arrestimin 4 punonjësve të bashkive Pogradec e Mallakastër, ndërsa nënkryetari i kësaj njësie vendore u shpall në kërkim. Ndërkohë në bashkitë e majta nisi shpërndarja e materialit zgjedhor.

Tirane-  Kyçja e shkollave dhe kopshteve të miratuara si qendra votimi ishte lëvizja e radhës së disa bashkive të drejtuara nga opozita në kuadër të qëndrimit të deklaruar se ata do të zbatojnë dekretin e presidentit Meta që anuloi procesin zgjedhor të 30 qershorit. Por këto veprime, kanë cuar në pranga punonjësit e disa bashkive të djathta nën akuzën e Pengimit të subjekteve në zgjedhje.

Në Mallakastër, nënkryetari i Bashkisë Haredin Serjani është shpallur në kërkim, ndërsa dy punonjës të njësisë vendore dhe roja i një shkolle janë arrestuar.

Bashkë me Dervish Dervishaj, Erjon Isufaj, dhe Nimet Kapaj, Ai akuzohet se ka mbyllur 2 shkolla në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë.

Ne Pogradec- Me të njejtën akuzë në pranga u vunë edhe dy punonës të Arsimit të Bashkisë të cilët mbyllën katër shkolla të përcaktuara për qendra Votimi.

Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të punonjësve që sipas tij bënë vetëm detyrën, kryebashkiaku i Pogradecit u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve dhe të shmangin situatat konfliktuale

Ne Shkoder – Të kycura me zinxhirë këtë të shtunë ishin edhe shumica e institucioneve nën varësinë e Bashkisë  e cila më herët ka deklaruar se nuk do të ofrojë asnjë ambient për procesin që e cilëson të paligjshëm pas dekretit të presidentit.

Ne bashkite e majta- Nga ana tjetër, në bashkitë e drejtuar nga të Majtët që në orët e mesditës nisi procesi i shpërndarjes së bazës materiale zgjedhore nga KZAZ-të drejt Qendrave të Votimit që do të hapen të dielën në orën 07:00 të mëngjesit.

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore u ndoq edhe nga vëzhgues të OSBE dhe organizmave të tjerë të angazhuar në monitorimin e votimeve të 30 qershorit.

Në Korçë – Nis shpërndarja e materialeve të votimit në KZAZ-në numër 74 në Korçë/l.m

Next Post
Trump fton Kim Jong Un të takohen në zonë neutrale

Trump fton Kim Jong Un të takohen në zonë neutrale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

March 11, 2026
“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In