• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet 2017, mijëra të burgosur rrezikojnë të mos votojnë

by Java News
13/12/2016 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra të dënuar pritet që të ndëshkohen në zgjedhjet e 18 qershorit të vitit 2017. Për shkak të përcaktimeve të ligjit për dekriminalizimin, pritet që një kategori e të dënuarve me vendim të formës së prerë të mos kenë të drejtë të votojnë, pavarësisht se këtë të drejtë ua jep Kushtetuta. Pas caktimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Ministria e Brendshme nxori edhe udhëzimin për përgatitjen e listave të zgjedhësve, ashtu siç ndodh sa herë ka zgjedhje.

Por këtë herë ka një veçanti. Për herë të parë, nga listat e zgjedhësve do të hiqen, para publikimit përfundimtar të listave, të gjithë të dënuarit që kanë kryer vepra penale që parashikohen në pikat “a” e “b” të nenit 2, të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ose siç njihet ndryshe ligji për dekriminalizimin. Në nenin 2, pika 4, të këtij ligji, thuhet shprehimisht: “Nuk kanë të drejtën të votojnë dhe të zgjedhin me votim të drejtpërdrejtë kandidatët për deputetë në Kuvend apo në organet e qeverisjes vendore personat që plotësojnë kushtet e parashikuara shkronjat ‘a’ dhe ‘b’ të pikës 1 të këtij neni”. Më tej akoma, ligji i dekriminalizimit përcakton gjithashtu: “Kur një shtetas dënohet me vendim përfundimtar të formës së prerë për një nga veprat e parashikuara nga shkronjat ‘a’ dhe ‘b’ të nenit 2 të këtij ligji, gjykata e rrethit gjyqësor që ka marrë vendimin, i dërgon një kopje të vendimit Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila merr masa për pezullimin e së drejtës së votës dhe ngrirjen e rekordit zgjedhor të shtetasit në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Ky pezullim zgjat deri në përfundim të afatit të përcaktuar në nenin 4, pika 8, të këtij ligji. Me mbarimin e afatit të pezullimit, shërbimi i gjendjes civile e heq pezullimin kryesisht”.Sipas udhëzimit, personat e kësaj kategorie që do të evidentohen brenda muajit dhjetor, do të njoftohen përmes një formulari. Në tekstin e formularit, ku do të shënohen bashkia, emri i institucionit dhe emri i zgjedhësit, këtij të fundit i thuhet: “Ju njoftojmë se për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017, në mbështetje të germave ‘a’ dhe ‘b’, të pikës 1 të nenit 2, të ligjit nr.138/ 2015, ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, si shtetas që jeni subjekt i këtij akti ligjor, nuk jeni të përfshirë në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë të qendrës së votimi.
BW/d.i.

Next Post
Deputetët kosovarë nuk kanë njohuri as për murin e as për rivitalizimin e urës mbi Ibër

Deputetët kosovarë nuk kanë njohuri as për murin e as për rivitalizimin e urës mbi Ibër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In