• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

by E B
03/04/2026 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca shprehet se mbrojtja do t’i shkojë deri në fund çështjes së emërimit me dekret në vitin 2008 të Ols Dados si prokuror i Republikës.

Në një deklaratë për median, ai e ka cilësuar emërimin e Dados në kundërshtim të plotë me ligjin, por ndjekja e kësaj çështje nuk lidhet me emrin e një prokurori, “por me funksionimin e shtetit të së drejtës, barazinë para ligjit dhe aftësinë e sistemit për të korrigjuar vetveten”.

Ndreca sqaron se reforma në drejtësi nuk mund të jetë selektive, por ajo duhet të garantojë barazi para ligjit në çdo nivel, përfshirë edhe vetë sistemin e drejtësisë.

Deklarata e plotë e avokatit mbrojtës të Veliajt:

Mbi zhvillimet gjyqësore të datës 03.04.2026

Të nderuar përfaqësues të medias, dita e sotme përfshiu dy zhvillime të rëndësishme në çështjet që lidhen me z. Erion Veliaj.

1. Procesi penal
Në seancën e orës 09:00, mbrojtja paraqiti veprimet e kryera që nga legjitimimi më 24.03.2026, për njohjen me një dosje që përmban mbi 60,000 faqe dhe mijëra prova. Gjatë seancës, për shkak të mungesës së mbrojtësit të zgjedhur nga një prej të pandehurve, gjykata caktoi një mbrojtës kryesisht, i cili shprehu gatishmërinë për të vijuar menjëherë procesin, pavarësisht mungesës së njohjes me akuzën dhe provat voluminoze. Kjo situatë u kundërshtua nga mbrojtja si një formë mbrojtjeje jo efektive dhe formale, ndërsa nga ana e organit të akuzës, në vend të mbrojtjes së rregullshmërisë së procesit, u ndërmor një qëndrim sulmues ndaj avokatëve që ngritën këto shqetësime.
Në këto kushte, i kërkuam gjykatës një afat dy javor për analizimin profesional të dosjes dhe përgatitjen e strategjisë së mbrojtjes, pasi një mbrojtje efektive nuk mund të realizohet në një afat më të shkurtër.
Gjykata e pranoi kërkesën dhe na dha afatin e kërkuar.

2. Procesi administrativ
Në vijim, u zhvillua seanca e parë në çështjen për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të emërimit të z. Olsi Dado si prokuror i Republikës. Mbrojtja argumentoi legjitimin aktiv të paditësit dhe theksoi se pavlefshmëria absolute nuk lidhet me afate, nuk kufizohet nga juridiksioni dhe konsiderohet si një akt që nuk ka ekzistuar kurrë. Njëkohësisht, u evidentuan pasojat e rënda të këtij akti, si në plan individual për paditësin, ashtu edhe në plan institucional për Bashkinë Tiranë, e cila, si pasojë e masës së sigurimit të kërkuar nga i padituri, është privuar nga drejtimi i kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike.

3. Elementet e konstatuara
Gjatë seancës u evidentuan, në formën e pohimeve gjyqësore, këto elemente: mungesa e dokumentacionit në Presidencë për procesin e përzgjedhjes së z. Dado; pranimi nga përfaqësuesit e Presidencës se, nëse kjo procedurë do të zhvillohej sot, nuk do të konfirmohej i njëjti emërim dhe përfshirja e z. Artur Metani në dy role që ngre çështje serioze të konfliktit të interesit. Në përfundim, gjykata ngarkoi palën paditëse me detyrën për të thirrur Këshilli i Lartë i Prokurorisë në cilësinë e palës së paditur, brenda një afati 20-ditor.

Qëndrimi i mbrojtjes
Ne jemi të vendosur ta çojmë këtë proces deri në fund. Kjo çështje nuk lidhet vetëm me emrin e një prokurori, por me funksionimin e shtetit të së drejtës, barazinë para ligjit dhe aftësinë e sistemit për të korrigjuar vetveten. Reforma në drejtësi nuk mund të jetë selektive; ajo duhet të garantojë barazi para ligjit në çdo nivel, përfshirë edhe vetë sistemin e drejtësisë.
Pasojat e kësaj çështjeje nuk janë vetëm individuale ndaj Erion Veliajt, por prekin një qytet të tërë, i cili po përballet me ndërprerjen e ushtrimit të detyrës së një kryetari bashkie të zgjedhur tre herë nga qytetarët, si pasojë e veprimeve të një individi që ushtron në mënyrë të paligjshme funksionin e prokurorit të Republikës.

Mbrojtësi i z. Erion Veliaj
Av. Plarent Ndreca

Next Post
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In