• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet 2017/ KQZ: Kandidatët për deputet përpara 5 majit

by Java News
09/12/2016 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni pritet të miratojë sot, planin e punës për zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas afateve të vendosura prej saj, subjektet politike do të duhet të regjistrojnë në KQZ para datës 5 maj 2017, listat shumemërore të kandidatëve që do të caktojnë partitë politike për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare.

Ndërsa limiti kohor për të regjistruar koalicionet zgjedhore është caktuar të jetë para datës 19 prill, datë kur KQZ-ja ka planifikuar të miratojë në mbledhje të posaçme kërkesat e partive për të kandiduar në koalicion më 18 qershor. Kështu, dy partitë kryesore, PS dhe PD duhet të kenë caktuar deri në këtë datë, nëse do të dalin në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit me koalicionet që kanë apo do të ndryshojnë aleatë.

PS-ja dhe LSI-ja tashmë kanë deklaruar paraprakisht se do të vendosin brenda këtij viti për të ardhmen e aleancës së tyre, nëse do ta vijojnë apo jo atë. Kryeministri Rama deri më tani nuk ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se aleanca me LSI-në duhet të vijojë. Ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta ua la këtë vendim forumeve të partisë së tij, që tashmë janë zgjedhur, dhe pritet të kthejë një përgjigje edhe zyrtare ndaj aleatit të tij.

Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja pritet të miratojë planin e orientimit të punës, deri në 6 muaj nga dita e zgjedhjeve. Sipas sqarimit të dhënë në vendimin e KQZ-së, “Presidenti i Republikës, me dekretin nr.9883, datë 05.12.2017, caktoi datën 18 qershor 2017 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin 2017. Në këtë kuadër, KQZ-ja ka detyrime ligjore lidhur me organizimin, administrimin dhe kontrollin e procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë.

Për realizimin e këtij procesi paraqitet e nevojshme që të miratohet një plan orientues veprimesh, me qëllim krijimin e një kornize udhërrëfyese, mbi të cilën do të mbështetet aktiviteti i mëpasshëm i KQZ-së. Veprimet që duhet të ndërmarrë KQZ-ja burojnë nga detyrimet e përcaktuara nga dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe janë zbatimi i tyre në praktikë”.

“Për zgjedhjet e kaluara (zgjedhjet për Kuvendin 2005, 2009, 2013 dhe zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore 2007, 2011, 2015), KQZ-ja miratoi një plan orientues veprimesh, i cili rezultoi efikas në planifikimin dhe realizimin e veprimtarive të parashikuara në të. Detajimi i veprimeve konkrete dhe i afateve kohore, brenda së cilave këto veprime duhet të ndërmerren, është bërë duke iu referuar përcaktimeve të bëra në Kodin Zgjedhor”, thuhet në vendimin që pritet të miratohet sot në KQZ.

Sipas planit të Komisionit të Zgjedhjeve, deri më 10 maj KQZ-ja do të shpërndajë fondet publike për subjekteve që kandidojnë, mbi bazë të rezultateve të zgjedhjeve pararendëse. KQZ-ja ka vendosur që jo më vonë se 48 orë nga ardhja e tabelave përmbledhëse të rezultateve të bëjë shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për çdo zonë. Këtë herë zgjedhjet do të zhvillohen mbi bazën e një ndarjeje të re elektorale.

ma.me

Next Post
Lista makabër, 50 krimet e përbindshme në Shqipëri që nga viti 1990

Lista makabër, 50 krimet e përbindshme në Shqipëri që nga viti 1990

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Bankat do të përdorin kolateralin e qytetarëve për kredi

November 7, 2026
Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

November 7, 2026
“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

November 7, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Politika në fazën më populiste të saj

November 7, 2026
Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

November 7, 2026
Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

November 7, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Cunami elektoral Blu në Shtetet e Bashkuara

November 7, 2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

November 7, 2026
Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

November 7, 2026
DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In