• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Zgjedhjet 2011, kur PS fitonte e vetme përballë dyshes Berisha-Meta

by A R
05/04/2017 19:16
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej kohësh, zëra të ndryshëm publikë, nga ata që ndryshe quhen dhe analistë politikë, rreken të elaborojnë variacionet mbi temën se a mundet ndonjëherë që të dilet në aleancë pa LSI-në.

Hiperbola e kësaj force magnetike që nuk di të ulet nga pushteti që nga 2009-a e largët, duket ka marrë përmasa mitike; madje më shumë se kaq, gati herripoteriane, duke iu referuar ndryshimit edhe drastik të pamjes fizike jo vetëm të Ilir Metës, por shumë krerëve të LSI-së njëkohësisht, çka ka krijuar legjendën e një “Zombi politik” që gëlltit çka gjen përpara.

Por në fakt ky është një mit i krijuar nga kumarxhinjtë e mediave, që veten e quajnë gazetarë, por që kanë gëlltitur e gëlltisin miliona pa pushim për të krijuar zhurmën e tmerrshme në opinionin publik, duke u kthyer në “Zombi mediatikë” të cilët krijojnë atë kakofoninë e famshme, ku thuhet shumëçka por ku nuk kupton asgjë.

Po vallë si është e vërteta e mitit të nevojës së pashmangshme për LSI-në, e vendosur kjo në simetri ndaj dy forcave kryesore politike, PD-së dhe PS-së, meqë në më pak se 10 vite është krijuar bindja se i ka mbajtur të dyja në pushtet?

Në vitin 2005 kur hyri në politikë si LSI, fuqia e Ilir Metës ishte determinante për të rrëzuar Fatos Nanon nga pushteti.

Kjo pasi në atë kohë ishte sistemi mazhoritar në 100 zona dhe deputet zgjidhej ai që merr qoftë edhe një votë më shumë. Në të 100 zonat garoi LSI me kandidatët e saj, që i mori votat të majtës.

Në parlament LSI dërgoi një grup të kualifikuar prej 7 deputetësh por që gjatë asaj legjislature Meta nuk arriti të jetë i domosdoshëm për zgjedhjen e Presidentit të Republikës apo për të qenë faktor relevant për numrat në Kuvend.

Dhe vijnë zgjedhjet e vitit 2009, ku LSI ia arriti të marrë 4 deputetë që rezultuan të domosdoshëm për Sali Berishën në një moment delikat, ku një fitore minimaliste ndaj PS-së nuk i lejonte formimin e qeverisë apo më keq akoma vijimin e pushtetit. Dhe ishte Meta ai që e ndihu me katër mandate në një hakmarrje tipike shqiptare ndaj Ramës.

Dhe ishte pikërisht marrëveshja e asaj kohe që e ktheu Ilir Metën në faktor më shumë se ç’ish.

Gjatë qeverisjes Berisha – Meta u bashkuan së bashku dy pole pushteti shumë të fuqishme që thithnin grupime të mëdha interesazh.

U krijua kështu një bashkim i frikshëm pushteti, që shtoi dhe Fatos Nanon që u bë me ta, ishte një lojë thuajse e papërballueshme për Edi Ramën që kishte marrë kreun e PS-së katër vite më parë dhe po i kërkonin kokën pas humbjes së 2009-ës. Në këtë skuadron ishte madje dhe miku i tij më i ngushtë, Ben Blushi.

Kështu erdhën zgjedhjet lokale të vitit 2011 ku Rama ishte i vetëm kundër dy ish-kryeministrave socialistë, Ilir Meta e Fatos Nano plus PD-në, që Berisha e drejtoi drejt një “kryqëzate” për ta shkatërruar komplet shtatlartin kokëçarës në krye të PS-së e bashkisë gjithashtu, që aspironte t’i merrte dhe karrigen e kryeministrit një ditë.

Dhe kreu i PS-së nuk kishte 20 parti të vogla në koalicion por vetëm 4, ku spikaste Skënder Gjinushi.

Dhe në zgjedhjet vendore të vitit 2011, Edi Rama pa LSI-në që tashmë ishte shkrirë me Berishën,  arriti të fitojë shumicën e qyteteve kryesore dhe dytësore të vendit, si në sasi, në cilësi por edhe në simbolika.

Kështu Rama fitoi që nga Tirana, ku doli më sipër Lulzim Bashës me 10 vota edhe pse ishte mandati i katërt për të, edhe pse kishte një aleancë të fuqishme kundër përfshirë dhe komunistët e Hysni Milloshit, pas një inxhinierie zgjedhore në terren të pargatitur në gati dy vjet nga kundërshtarët. Tjetër çështje më pas se situatën në dorë e mori Arben Ristani me dyshen emblematike Tomë-Sashenkë.

Ndërkaq PS fitoi të gjithë qytetet e tjera të mëdha përveç Shkodrës; pra Durrësin, Fierin, Korçën, Vlorën, Sarandën, Elbasanin; e madje dhe Kavajën, Laçin, Krumën, Mamurrasin si bastione të djathta, pa llogaritur bashki të nivelit të dytë duke nisur nga Lushnja, Berati, Kuçova, Burreli, Shijaku, Gramshi, Librazhdi, Përrenjasi, Pogradeci etj. U morën gjithashtu të gjitha komunat në bregdet.

Me një fjalë koalicioni me LSI-në nuk qenka një gjë kaq e shenjtë sa ç’e bëjnë analistët.

(tesheshi.com)

Next Post
Rrëzohet një aeroplan luftarak i SHBA-së

Rrëzohet një aeroplan luftarak i SHBA-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In