• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhje të parakohshme dhe lokale njëkohësisht? Si përgjigjet Jorida Tabaku

by A R
11/06/2025 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk i parashikoj dot”. Kështu u përgjigj deputetja demokrate, Jorida Tabaku, kur u pyet në studion e Klan News se çfarë pret në 4 vitet e ardhshme të qeverisë së Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë me gazetarin Drini Zeqo, ajo theksoi se Partia Demokratike do ta bëjë betejën e saj për zgjedhje të lira.

Paralelisht sipas saj duhen përdorur denoncimet, por njëkohësisht duhet të vijohet me kërkesën e vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike.

Por a mund të ishte një propozim mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe zgjedhjeve lokale në të njëjtën kohë? Për Tabakun për momentin është e parakohshme të flitet diçka e tillë.

“Pa u zgjidhur situata dhe problematika e zgjedhjeve unë besoj që është e parakohshme që të flasim. Por nëse kemi një situatë të ndërmjetme me qeveri teknike dhe me shumë çështje të tjera të zgjidhura dhe ezauruara, pastaj është diskutim tjetër”, tha ajo.

Sipas Tabakut, Shqipëria ndodhet në një fazë që ka nevojë për reflektim si shoqëri.

Gjatë intervistës në Klan News, Tabaku komentoi edhe lajmin e ditës së sotme që parlamenti do hyjë në “shkollë”.

Bëhet fjalë për 53 deputetët e rinj socialistë të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit të cilët do të kenë një verë intensive.

Ata do të kalojnë një kurs trajnimi nga 20 qershori dhe lektori i parë i tyre do të jetë vetë kryeministri Edi Rama.

“Ku ka më mirë se ai që t’u mësojë çfarë është parlamenti. Ai ka katër vite pa ardhur në parlament. Kupton çfarë parodie e madhe është kjo. Nën drejtimin e Elisa Spiropalit, por edhe Lindita Nikollës deri në një farë niveli vlera e parlamentit ka rënë komplet. Nuk është parlamenti arena e debatit që prodhon argument, që prodhon mendim politik”, tha Tabaku.

E pyetur edhe për analizën që duhet të bëjë vetë Partia Demokratike pas zgjedhjeve, Tabaku tha se debati nuk duhet kaluar përtej partisë, një gabim që sipas saj është bërë në të shkuarën.

“Debatin e brendshëm nuk duhet ta bëjmë as debat televizionesh, as debat të përcaktuar nga jashtë. Nuk duhet të përsërisim gabimet që kemi bërë në të shkuarën. Për mua fakti që debati i Partisë Demokratike ka shkuar qoftë në studio televizive, qoftë në sallën e parlamentit nuk ka qenë faktor i mirë. Mund ta ketë dëmtuar publikisht. Le t’i lemë strukturat që pasi të përfundojë ky proces t’i marrin vendimet, të reflektojnë, të shohin hapat që duhen ndërmarrë”, tha Tabaku.

Next Post
“Mendoi se do ta mundte sëmundjen…”, vajza e Leka Bungos: E deshi jetën dhe luftoi deri në fund

“Mendoi se do ta mundte sëmundjen…”, vajza e Leka Bungos: E deshi jetën dhe luftoi deri në fund

Comments 1

  1. Lui says:
    1 year ago

    Edhe ty qe te mbajne me te rende si demokrate e arsyeshme dhe me integritet, ia fut po..dhes dhe pa e kuptuar ti vete bashkohesh me pjesen tjeter te PD qe i mban Saliu ne preher. Rama fitoi zgjedhjet me 83 mandate, ju shikoni endrra me zgjedhje te parakohshme dhe qeveri teknike. Nderkohe kutite qe po rinumerohen dalin qe ju keni vjedhur njeri-tjetrin, dhe asnje prove qe ju paska vjedhur pushteti. Ju jeni komplet jashte realitetit, por thuaj mjere ne qe jetojme ne Shqiperi me alternativen politike qe na ofrohet. Dhe qe vetem alternative nuk mund ta quajme dot. Dhe duhet ditur nje gje. Emigracioni masiv nuk vjen nga pushteti, nese pushteti nuk eshte i dhunshem. Emigracioni masiv vjen nga mungesa e shpreses. Dhe shpresen e jep gjithmone opozita. Dmth nese njerezit jane te pakenaqur me qeverine kane shpresen tek opozita dhe do ta votojne qe te vije ne pushtet. Ju pikerisht kete nuk keni kuptuar. Dhe sa me vone do e kuptoni, aq me larg do ta shihni fitoren.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

“Berisha në burg” ndez përplasjen/ Kreu i PD sulmon organizatorët e protestave: Horra dhe puthadorë të qeverisë!

October 28, 2026
Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve, pranon kërkesën e Shoqatës Antikorrupsion

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve, pranon kërkesën e Shoqatës Antikorrupsion

October 28, 2026
Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

October 28, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron shpreh solidaritetin me Spanjën pas aksidentit të rëndë hekurudhor me 39 viktima

October 28, 2026
LAJM I FUNDIT! Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

LAJM I FUNDIT! Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

October 28, 2026
Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

October 28, 2026
Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

October 28, 2026

Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve?

October 28, 2026
Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In