• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhje njëpartiake në Izrael, shanset e Netanjahut për të qëndruar në krye të partisë

by Java News
26/12/2019 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përballet sot (e enjte) me një sfidë, ndërsa partia e tij Likud po zhvillon zgjedhje paraprake, për të vendosur se kush do ta udhëheqë atë drejt zgjedhjeve të treta të përgjithshme në Izrael brenda një viti. Zoti Netanjahu vazhdon të jetë popullor mes anëtarëve të partisë së tij dhe pritet ta mbajë pozitën e kryetarit, megjithë akuzat e ngritura ndaj tij muajin e kaluar.

Kundërshtari i hershëm Gideon Saar, e ka paraqitur veten si një alternativë më e mirë për shanset e formimit të qeverisë.

“Ndjej një rizgjim të madh në terren. Njerëzit kuptojnë se sot ka nevojë për ndryshim dhe do Zoti, së bashku do ta bëjmë këtë të mundur sot. Ju falenderoj shumë”, tha Gideon Saar, kandidat për kryetar të partisë Likud.

Zoti Netanjahu ruan popullaritetin mes anëtarëve të partisë Likud dhe pritet ta ruajë pozicionin e kryetarit, megjithë akuzat e ngritura ndaj tij muajin e kaluar për mashtrim, rryshfet dhe thyerje të besimit në tre raste të veçanta korrupsioni. Ai i ka mohuar me forcë të gjitha akuzat.

Rezultatet e zgjedhjeve brenda partisë priten të shpallen të premten.

Ndërsa zoti Netanjahu zhvillonte një aktivitetet elektoral në qytetin Ashkelon një raketë u lëshua nga Rripi i Gazës, dhe ai u detyrua të largohet me shpejtësi nga podiumi.

Kryeministri dhe bashkëshortja e tij Sara u futën në një bunker aty pranë dhe ai u rikthye më vonë për të mbaruar fjalimin.

Ushtria izraelite konfirmoi se raketa e nisur nga Gaza u interceptua nga sistemi i mbrojtjes “Kubeja e Hekurt”.

Ushtria u kundërpërgjigj me sulme ajrore ndaj objekteve të Hamasit në Gaza. /Voa/

Next Post
Zbardhen porositë e Bashës për Kolegjin e kryetarëve: Të jemi çdo ditë afër qytetarëve të prekur nga tërmeti

Zbardhen porositë e Bashës për Kolegjin e kryetarëve: Të jemi çdo ditë afër qytetarëve të prekur nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In