• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhje më 13 tetor? Balla: Pjesë e iluzioneve të Metës, ka pushim edhe për KQZ

by Java News
03/08/2019 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Sokol Balla ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë për Mapo Balla shpehet se 13 tetori është një iluzion i presidentit Ilir Meta, dhe se kjo datë është një ditë pushimi edhee për KQZ-në.

 

“Zgjedhje patëm në 30 qershor, qenë të cunguara si zgjedhje demokratike për shkak të aksionit të dështuar të Bashës.

 

Kolegji Zgjedhor, organi më i lartë pa të drejtë rekursi i vendimeve për zgjedhjet e ka zgjidhur këtë dilemë. Presidenti, i cili ka nisur një rrugëtim të tij për kushedi se ku, shpalli një dekret të tretë për një palë zgjedhje dhe tani kërkon edhe zgjedhje presidenciale në një Republikë, ku kreu i shtetit zgjidhet nga parlamenti.

 

Nëse Gjykata Kushtetuese ngrihet para 13 tetorit dhe nëse vlerëson dekretet e Metës si kushtetuese, ndoshta kjo datë hyn në kalendar.

 

Deri atëherë mbetet pjesë e iluzioneve apo deluzioneve të presidentit dhe që po ua përçon dhe disa partive të vogla, për zgjedhje në 13 tetor, një ditë pushimi edhe për KQZ.

 

As Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim deri në 13 tetor dhe askush nuk do dalë atë ditë për votime, vetëm nëse presidenca bën kuti votimi me kartona dhe cakton Tedi Blushin për të drejtuar nga Facebook-u procesin.

 

Po pastaj këtu hyjmë te patologjitë klinike, unë kam mbaruar shkollën për gazetar, jo për doktor.”– tha Balla.

 

Ndërkohë për negociatat, Balla tha se do të hapen dhe duke ironizuar të shqetësuar për këtë janë vetëm Meta dhe blogeri Olti Curri.

 

“Nuk ka patur refuzim, ka patur disa herë shtyrje. Herë për fajet tona, herë për hallet e Europës. Unë mendoj se tetori është një datë optimiste për marrjen e datës për çeljen e negociatave. Kujtoj se de facto negociatat kanë filluar prej dy vjetësh, për dy kapitujt më të rëndësishëm mos gaboj, 23 dhe 24.

 

Për sa u përket përgjegjësive, në raport-progres cilësohet ku është përgjegjësia e ekzekutivit dhe aty ai ka marrë vlerësimin pro hapjes.

 

Kur vjen puna te Shqipëria, sigurisht përgjegjësi kanë të gjithë, por me kaq herë sa po na e shtyjnë këtë punë, pak rëndësi ka kush e ka përgjegjësinë, të vetmit të shqetësuar duken Ilir Meta dhe Olti Curri.”- u shpreh Balla.

Next Post
Vlerësimi i Moody’s: Progres i dukshëm në forcimin e institucioneve

Moody’s e S&P vlerëson pozitivisht Shqipërinë, por shton se Kriza politike janë rrezik për refomat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com