• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Master në Itali, doktoraturë në Gjermani| Ku studiojnë të rinjtë nga Shqipëria, mbizotërojnë vajzat

by A R
19/11/2026 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambicia për t’u shkolluar i çon mijëra të rinj nga Shqipëria në universitete jashtë vendit.

Në vitin 2024, sipas Eurostat, rreth 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studionin në 32 vende. Italia dhe Gjermania pritën më shumë se gjysmën e tyre, të ndjekura nga Greqia e Turqia.

Numri i studentëve shqiptarë që kanë zgjedhur të arsimohen jashtë ishte sa 9,4% e totalit të studentëve që studiuan në Shqipëri në të njëjtin vit (rreth 122 mijë).

Shqipëria kryesonte Ballkanin Perëndimor për numrin e studentëve në Bashkimin Europian.

Vetëm në BE studionin 9,968 studentë nga Shqipëria, rreth 28% më shumë se nga Serbia, e dyta në rajon me 7.761. Më shumë se një në tre studentë nga Ballkani Perëndimor që ndiqnin studimet e larta në BE vinin nga Shqipëria.

Ambicia e studentëve shqiptarë shkon përtej një diplome të thjeshtë universitare.

Sipas të dhënave të Eurostat, nga rreth 11.4 mijë studentë nga Shqipëria ndiqnin arsimin e lartë në vitin 2024, rreth 54% ishin në bachelor, 39% në master dhe 6% në doktoraturë. Pjesa tjetër ndiqte programe të ciklit të shkurtër.

Në vendet europiane me të dhëna të krahasueshme, përfshirë Turqinë, rreth 4,440 studentë nga Shqipëria ndiqnin master në vitin 2024, afro 4% më shumë se në vitin 2022.

Në doktoraturë ishin 649 studentë, rreth 6% më pak, ndërsa në bachelor ishin 6,327, rreth 7% më pak.

Në Itali, më shumë studentë në master se në bachelor

Italia është destinacioni më i preferuar për studimet master. Në vitin 2024, Italia priti 41% të studentëve nga Shqipëria që ndiqnin master në vendet raportuese të Eurostat

Nga 3,561 studentë nga Shqipëria që studionin në Itali, më shumë se gjysma, 1,824, ndiqnin master, 6.1% më shumë se një vit më parë.

Në bachelor ishin 1,610 studentë dhe në doktoraturë 127.

Për një student që zgjedh Italinë, kostoja e masterit varet nga programi, qyteti dhe mundësia për të përfituar ulje të tarifës. Sipas Komisionit Europian, tarifat në universitetet publike italiane zakonisht variojnë nga 900 deri në 4,000 euro në vit.

Në Universitetin e Bolonjës, për shembull, studentët që përfitojnë përjashtim nga pjesa e ndryshueshme e tarifës mund të paguajnë 157 euro në vit në vitin akademik 2026–2027.

Ndërkohë, vetë universiteti jep si orientim 400 euro në muaj, pa faturat, për një dhomë individuale në një apartament të përbashkët.

Bursat rajonale dhe ato të qeverisë italiane mund ta ulin më tej barrën financiare. Për vitin akademik 2024–2025, thirrja e publikuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë parashikonte bursa nëntëmujore për programet e ciklit të dytë.

Gjermania, destinacioni i parë për doktoraturë

Gjermania ishte destinacioni kryesor për doktoraturë në vitin 2024. Ajo priti 26% të doktorantëve nga Shqipëria në vendet raportuese të Eurostat-it, ose 169 nga 654. Në Gjermani studionin gjithsej 2,965 studentë nga Shqipëria, përfshirë 1,210 në master.

Gjermania renditej e dyta pas Italisë për master, me 10.9% më shumë studentë se në vitin 2022.

Në vitin 2025, numri i doktorantëve nga Shqipëria në Gjermani arriti në 203, rreth 20% më shumë se një vit më parë.

Në Gjermani, një doktorant mund të punësohet si kërkues në një universitet ose institut dhe ta zhvillojë doktoraturën si pjesë të një projekti me pagë e sigurime shoqërore.

Një mundësi tjetër janë bursat, përfshirë ato të DAAD-it. Sipas kësaj organizate, universitetet publike nuk aplikojnë tarifë shkollimi për të paktën gjashtë semestrat e parë të doktoraturës, ndërsa studentët e regjistruar paguajnë një kontribut semestral.

Në shkollën kërkimore të Max Planck për neuroimazherinë, për shembull, shumica e doktorantëve financohen me kontrata që në vitin 2026 parashikojnë rreth 3.400 euro bruto në muaj.

Turqia e treta për master

Turqia ishte destinacioni i tretë për master, pas Italisë dhe Gjermanisë. Nga 1,023 studentë nga Shqipëria që studionin në Turqi në vitin 2024, 270 ndiqnin master, 12% më shumë se në vitin 2022. Në doktoraturë ishin 46 studentë, 31% më pak se në vitin 2022.

Për master, Austria dhe Franca renditeshin menjëherë pas Turqisë, me përkatësisht 255 dhe 253 studentë. Franca ishte destinacioni i tretë për doktoraturë, me 55 doktorantë, pas Gjermanisë dhe Italisë.

Dy në tre studentë në master jashtë vendit janë femra

Femrat përbënin 63% të studentëve nga Shqipëria që ndiqnin arsimin e lartë jashtë vendit në vitin 2024. Nga 11,370 studentë të regjistruar në vendet raportuese të Eurostat-it, 7,203 ishin gra dhe 4,167 burra.

Diferenca ishte më e madhe në master, ku gratë përbënin 67% të studentëve nga Shqipëria, krahasuar me 60% në bachelor. Edhe në doktoraturë, gratë përbënin rreth dy të tretat e të regjistruarve, me 429 doktorante dhe 225 doktorantë.

Në Itali, destinacioni kryesor për master, 72% e studentëve nga Shqipëria në këtë cikël ishin vajza. Në Turqi, pesha e tyre ishte 69%, ndërsa në Gjermani 64%. Edhe në doktoraturat në Gjermani, gratë ishin shumicë, me 105 nga 169 të regjistruarit nga Shqipëria. /Monitor.al/

Next Post
Alarm në Bruksel! Hakerat godasin Komisionin Evropian! Rrezikohen të dhënat e mijëra punonjësve

Alarm në Bruksel! Hakerat godasin Komisionin Evropian! Rrezikohen të dhënat e mijëra punonjësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

November 19, 2026
Alarm në Bruksel! Hakerat godasin Komisionin Evropian! Rrezikohen të dhënat e mijëra punonjësve

Alarm në Bruksel! Hakerat godasin Komisionin Evropian! Rrezikohen të dhënat e mijëra punonjësve

November 19, 2026
Gati karta e studentit, tarifa të ulëta në 14 fusha, shërbime me kosto të ulët edhe në BE

Master në Itali, doktoraturë në Gjermani| Ku studiojnë të rinjtë nga Shqipëria, mbizotërojnë vajzat

November 19, 2026
Mediat: Putin me çantën e kodeve bërthamore në Shenzhen

Mediat: Putin me çantën e kodeve bërthamore në Shenzhen

November 19, 2026
Moti për sot me vranësira dhe reshje shiu

Moti për sot me vranësira dhe reshje shiu

November 19, 2026
Xi dhe Trump takohen në Shenzhen, presidenti kinez: Jam i vendosur të punoj me ju për të çuar marrëdhëniet në kursin e duhur

Xi dhe Trump takohen në Shenzhen, presidenti kinez: Jam i vendosur të punoj me ju për të çuar marrëdhëniet në kursin e duhur

November 19, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

November 19, 2026
Sherr fqinjësh në Gjirokastër, komshiu s’i lejon portën e garazhit në pronën qindra vjeçare

Sherr fqinjësh në Gjirokastër, komshiu s’i lejon portën e garazhit në pronën qindra vjeçare

November 18, 2026
“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

November 18, 2026
Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In