• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhje 2017/ 25 qershori permes shifrave, cfare parathone sondazhet

by A R
17/06/2017 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Dy sondazhet që po punojnë për zgjedhjet në Shqipëri kanë zbardhur disi realitetin e luftës së madhe zgjedhore që po bëhet mes partive kryesore në vend PS, PD, LSI, PDIU, LIBRA, etj., si edhe pretendimet e partive më të vogla. Këtë javë jemi përballur me rezultatin e sondazhit të dytë për zgjedhjet parlamentare, realizuar më 13 Qershor nga instituti italian ‘Piepoli’ dhe i prezantuar në Report TV, falë bashkëpunimit të këtij televizioni me të. Ndërsa një ditë më vonë (14 Qershor 2017) është prezantuar rezultati i sondazhit të tretë të IPR Marketing dhe Ora News në “Tonight Ilva Tare”, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Sondazhi ka pasur si fokus jo vetëm qarqet, por është ndalur në qytetin e Shkodrës, ku në mënyrë surprizuese, Partia Socialiste ka shënuar një rritje me 3 % (48%), krahasuar me referencën 45 % e votuesve të shprehur pro në datën 7 qershor.

Kurse në sondazhin e “Piepoli”, duke iu referuar rezultateve të katër viteve pas zgjedhjeve të 2013, thuhej se një %je e konsiderueshme e votuesve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PBDNJ, do ndryshonin preferencën politike drejt PS-së.

Piepoli

Në të njëjtin zë, interesant ishte ajo që ka dhënë Piepoli sa i përket numrit të mandateve në 7 qarqe, përqindjes së votave të hedhura. Instituti ‘Piepoli’ në kampionin e vet prej 1 mijë personave, ka nxjerrë sesa është fleksibiliteti i votuesve: 90.3 për qind të votuesve i qëndrojnë sërish votës ndaj Partisë Socialiste, po të ishte se zgjedhjet do të zhvilloheshin më 13 qershor. Pjesa e mbetur shkonte në favor të PD, LSI, LIBRA dhe PBDNJ. Metodologjia në këtë rast: Personazhi është pyetur për votën e vitit 2013 dhe pastaj është parë lëvizja. Me të njëjtën metodologji Partisë Demokratike do i mbetej 80.6 për qind e elektoratit. Teksa 8.7 për qind e votuesve të PD këtë herë shkonin për Partinë Socialiste, 5.4 për qind LSI, 1.4 PDIU, 0.5 PBDNJ dhe 2.2 për qind LIBRA-s. Partinë e Ilir Metës do ta votonin vetëm 58.1 e votuesve të saj. Në të dhënat që janë botuar 25.9 për qind e votuesve të LSI votojnë Partinë Socialiste, 7.5 për qind Partinë Demokratike, 0.7 Partinë Republikane, 2.7 PDIU, 0.3 për qind FRD dhe 4.9 për qind LIBRA-n. Kjo e fundit merrte më shumë të pakënaqur nga LSI dhe PD sesa nga Partia Socialiste. Kurse Republikanët kishin rrjedhje të madhe sepse 37.6 për qind e elektoratit të Partisë Republikane votonte Partinë Demokratike, kurse vetëm 62.4 për qind i mbetet besnik. Vetëm për PDIU dhe Frymën e Re Demokratike do ta votonin 100 për qind votuesit e saj. PBDNJ, ndërkohë jepte shenja drejt rënies në nivele shumë të ulëta.

IPR Marketing

IPR Marketing dhe Ora News këtë javë prezantuan në “Tonight Ilva Tare” rezultatin e sondazhit të tretë të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.  Edhe këtu surpriza lidhej me performancën e rritur të PS-së. Siç u theksua më sipër, Partia Socialiste ka shënuar një rritje me 3 %. Kurse trendi i PD-së është në rënie me 5 %. Nga 37 % të shqiptarëve që do të votonin për PD në datën 7, shifra pro saj që do të votonin ishte 32 %. LSI ishte e qëndrueshme. Kurse LIBRA është rritur me 3 %, nga 2  % që e mbështesnin një javë më parë, që duhet shtuar se bashkë me PDIU kanë shkuar në 2.5 % të votave nga 1.5 që kishte një javë më parë. Nuk ishin larg të pyeturit sa i përket preferencës së koalicionit: 19 % e të intervistuarve shpreheshin pro koalicionit PS-LSI kundrejt 15 % pro koalicionit pro PS-PD. Këtë javë në këtë sondazh pati trend rënie edhe pjesëmarrja në votime. Vetëm 54 % e të anketuarve janë shprehur se do të shkojnë në zgjedhje përkundrejt 62 % që ishin shprehur pro një javë më parë. Metodologjia e këtij sondazhi kishte marrë një kampion prej 2002 vetash, në periudhën dy ditore 12-13 qershor. Banka e të dhënave ka qenë e lidhur me ato të zonave, ndaj dhe numri i përket një zone. Është këmbëngulur që personi të jetë dhe të banojë në atë zonë. Kampioni ka qenë në rang kombëtar. Kurse marzhi i pranuar i gabimit për sondazhin kombëtar është +/- 3.3 %. Antonio Notto, që e ka interpretuar atë, ka thënë se Shqiptarët nuk e quajnë të rëndësishëm koalicionin me Partitë e vogla. Shohin aleancat e forta, që mund të jenë PS-LSI ose PS-PD. Nëse duhet të ketë një aleancë, shqiptarët mendojnë të kenë një aleancë të fortë. Parapëlqejnë aleancën midis partive të forta jo aleanca midis një partie të fortë dhe një partie të vogël.

Akuzat

Ndërkohë që në ditët që vijuan nuk kanë reshtur akuzat për manipulime të sondazheve. Disa portalë kanë bërë akuza ndaj Piepolit dhe IPR për manipulim të sondazhit, teksa disa publikuan të dhëna krejt të tjera. “AlbanianNeës1”, “Express” etj., kanë akuzuar ato për manipulim të sondazhit për zgjedhjet e 25 qershorit. Kurse e ftuar në emisionin “Përballë” nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duke  folur  mbi sondazhet e  deri tanishme i ka cilësuar ato si të paguara. “…Ne sondazhet i  bëjmë për hartimin e programeve. E  vetmja parti politike  që ka  program elektoral të detajuar  është LSI. Unë  nga dy partitë e tjera  kam parë  vetëm dy spote. Një  duke  pirë  kafe,  tjetri  duke bërë  selfie. Sondazhet  tona thonë që  ne  jemi në konkurrencë me PS  ndërsa PD  me PDIU”-tha ajo.

Vetë pronari i Report TV Carlo Bolino në një artikull të tij ka lajmëruar proces ndaj atyre që e kanë akuzuar atë dhe televizionin e tij, lidhur me manipulimin e Roberto Baldassarit, presidentit të Institutit Piepoli, më i rëndësishmi institut italian në fushën e sondazheve politike, që ka ndër klientët e tij edhe Radiotelevizionin publik italian.

Pretendimet e partive

“Sondazhet e  paguara nuk i besoj sepse morën  në qafë Hilary Clinton. Edhe ne kemi sondazhe. Nuk i kemi të paguara  sepse  po ti paguajti ti jap ty(gazetarit) në TV. I  bëjmë për hartimin e programeve…”, ka shprehur dyshimin Kryemadhi nënkryetare e LSI-së. Kurse Petrit Vasili, kryetari i LSI-së pretendon se “ Sfida është e thjeshtë: ne duhet ta fitojmë këtë garë me modesti, me këmbëngulje dhe thjeshtësi. Arroganca nuk është dhe nuk do të jetë dimensioni ynë në asnjë rast. Shqipëria duke votuar për LSI-në do të ndahet nga mospërfillja, arroganca dhe veshi i shurdhët.” I menjëhershëm në një intervistë ka qenë reagimi i Ramës: “Nëse PS nuk del forcë e parë, unë jap dorëheqjen nga Partia Socialiste dhe largohem nga politika, pra largohem nëse Petrit Vasili del forcë e parë. “…ne do fitojmë, por cilido qoftë rezultati, me 22 korrik ka zgjedhje për kreun e PD-së”, që e përkthyer shumë thjesht kjo deklaratë është konsideruar si refuzim i dhënies së dorëheqjes në rast humbjeje, ka thënë kryetari i PD-së Basha. Ai ka shtuar edhe faktin optimist përtej racionales duke thënë se PD-ja do marrë mbi 70 deputetë.

 

Next Post
Meta deklaratë lufte: Do ta armatos popullin nëse policia s’i lidh këta zagarë!

Dhuna ndaj mbështetësit të LSI, Nikolla: I jam pranë Gjinit, të zbardhet ngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In