Kryeministri serb, Aleksandër Vuçic sot ka thënë se nuk është aspak i gëzuar dhe i kënaqur me zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës, duke shtuar se kjo ka qenë zgjedhja e shumicës shqiptare.
thaci-dhe-vucicVuçic ka thënë për gazetarët se deputetët serbë nuk e kanë votuar Thaçin dhe se për këtë nuk kanë pasur ndonjë marrëveshje me Beogradin zyrtar.
Sipas tij votimi i deputetëve serbë ka qenë në përputhje me interesat e tyre dhe në bazë të ndërgjegjës së tyre, transmeton Koha.net. Vuçic ka shtuar se serbët nuk kanë votuar as kandidatin tjetër për president.
“Për këtë kanë mbështetjen time”, ka thënë Vuçic. Ndërsa në lidhje me një takim të përfolur mes Thaçit dhe Marko Gjuriqit, ai tha se nuk dëshiron ta komentojë.