• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja Albana Vokshi: Thellë- thellë e ndiej që Rama “flirton” me mua

by Java News
27/02/2016 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

 

Edi Rama “flirton” me deputetet kundërshtare, pavarësisht cfarë ndodh në debatet politike. Pak a shumë, këtë ka pranuar deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, në emisionin Oktapod të Turjan Hyskajt. Sipas saj, Rama në mënyrë konstante shpreh kortezinë e tij në cdo rast, festë a përvjetor, nëpërmjet sms-ve.

Vokshi tha se kryeministri e ka uruar atë vetë për ditëlindje para pak ditësh. E ngacmuar nga autori i programit Hyskaj, pikërisht nëse ndjen thellë-thellë që Rama ka një admirim për të, Vokshi pohoi se dicka të tillë e ka vënë re, edhe pse publikisht mardhëniet duken krejt ndryshe.

Për kryetaren e Lidhjes së Grave Demokrate, dicka e tillë nuk e ndryshon raportin politik që ata kanë me njëri-tjetrin, pasi Rama sipas Vokshit, është vulgar dhe ofendues në mënyrën sesi flet me femrat.

Lidhur me batutën që kryeministri ka bërë me atë vetë, duke e quajtur Pamela Anderson, deputetja demokrate deklaroj se nëse Rama e përsërit dicka të tillë, do të takohet me të në gjyq.

Pra indirekt, Rama dhe Vokshi, këtë mardhënie “dashuri-urrejtje”, vijojnë ta mbajnë aktive, pasi edhe kryeministri është shprehur pak kohë më parë se do ta padisë Vokshin për shpifje.

Gjatë intervistës me Turjan Hyskajn, Vokshi e konsideron shumë të drejtë sulmin që i është bërë kryeministrit me vezë, duke e quajtur vezën mjet demokratik. Deputetja demokrate, theksoi se maxhoranca nuk është e interesuar të kalojë ligjin për dekriminalizimin, pasi nuk do të votojë as aktet nënligjore dhe as amendimin e këtij ligji, sipas propozimit të opozitës. Në pozicionin e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Vokshi i mëshoi faktit se koncensionet e ministrit të Shëndetësisë janë korruptive, duke theksuar se së shpejti, do të nxjerrë në publik edhe dokimente të reja, që vërtetojnë klientelizmin e Ilir Beqajt dhe përgjegjësitë para ligjit që ai duhet të mbajë. Sipas saj, Beqaj bën sikur nuk ka frikë, sepse ka mbrojtje speciale nga Edi Rama.

Next Post

Komisioni Venecias: Debati për formulën e votimit me 2/3 politik, jo praktikë ligjore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com