• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhja e kryetarit të PD me shkelje në statut! Mungojnë kryetarët e degëve që…

by A R
12/06/2023 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes debateve brenda mbledhje dhe presionit të mbështetësve të Lulzim Bashës, kryesia e PD zyrtare vendosi që më 29 Korrik të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri. Ky vendim nuk u mbështet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazement Bardhi dhe nga disa deputetë demokratë, të cilët kërkuan që fillimisht zgjedhjet të mbaheshin për strukturat e partisë dhe më pas për kryetarin e ri.

Por, për shkak të përçarjes që PD ka pësuar prej 2 vitesh, procesi për zgjedhjen e kryetarit në fund të muajit Korrik vështirësohet që në hapin e parë. Çertifikimi i anëtarësisë me të drejtë vote duhet të bëhet nga kryetarët e degëve në të gjithë vendin, por për shkak se disa nga kryetarët e degëve janë tërhequr dhe disa kanë kaluar me grupin e Berishës një proces i tillë nuk mund të realizohet, pasi PD zyrtare ka vetëm 29 kryetar degësh nga 71 në total.

Certifikimi i anëtarësisë sipas vendimit që ka marrë kryesia duhet të bëhet nga kryetari i degës dhe grupi i punës që ngre ai. Pra kryetari i një dege cakton dy ose 3 bashkëpunëtorë të cilët përcaktojnë nëse një anëtar e gëzon të drejtën e votës apo jo.

Por në kushtet kur PD zyrtare nuk ka as gjysmën e kryetarëve certifikimi i anëtarësisë pa kryetarët e degëve do të ishte në shkelje të statutit. Një tjetër akt i cili bie ndesh me statutin e PD zyrtare është dhe vet komisioni zgjedhor që do të organizojë procesin për kryetarin e ri.

Pjesa më e madhe e anëtarëve të tij kanë kaluar në anën e Berishës. Për të ndryshuar komisionin zgjedhor duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar, të cilin e thërret kryetari i partisë. Por në kushtet kur PD zyrtare nuk ka as kryetar me kompetenca të plota dhe as kryetar të komanduar, plotësimi i vendeve bosh në komision pa mbledhjen e këshillit kombëtar do të ishte në shkelje të statutit të PD.

Pavarësisht se vendimet bien desh me statutin, PD zyrtare është e vendosur që të vijojë procesin për zgjedhjen e kryetarit, duke lënë si afat datën 20 Qershor për dorëzimin e kërkesës së kandidimit nga personat që duan të jenë pjesë në garën për kryetar, ndërsa nga 24 Qershori deri më 27 Korrik do të jetë koha që kandidatët do të zhvillojnë fushatën në të gjithë vendin.

Teksa kryesia i doli kundër, Gazment Bardhi ka bërë lëvizjen e radhës. Në cilësinë e kryetarit të grupit parlament ka thirrur mbledhjen me deputetët të hënën në orën 13:00, të cilët do të tregojnë qëndrimin e tyre për procesin zgjedhor brenda partisë pas vendimit të kryesisë.

/a.r

Next Post
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

Çfarë fiton dhe humbet Kosova nëse do jetë pro, ose kundër SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In