• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë fiton dhe humbet Kosova nëse do jetë pro, ose kundër SHBA

by Roland Qafoku
12/06/2023 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

“Qëllon që kokëfortësitë, zemërimet ballkanase, sedra e sëmurë, etja për lavdi ngadhnjenjnë mbi nevojën për bashkim. Përpiqem ta ngushëlloj veten me mendimin se popujt energjikë si grekët e vjetër ose hebrejtë kanë qenë të tillë: plot trazim shqetësues. Mundohem ta shmang mendimin se ka, megjithatë, një ndryshim të madh midis nesh dhe atyre. Në orën e ligë, ata kanë ditur gjithmonë të bëhen grusht, kurse ne jo”. Ismail Kadare e ka thënë në formë përkufizimi atë që bëjnë shqiptarët nuk bëhen bashkë në një “orë të ligë”. (Kadare Ismail, Ra ky mort e u pamë, faqe 10). Teksa ishte një aktor dhe faktor në Konferencën e Rambouillet atë mars të vitit 1999, ai shikonte me shqetësim atë që ndodhte aty: “UCK-ja u bind më në fund të nënshkruajë marrëveshjen, por tani nuk do Qosja. Qosja u bind, por është UÇK-ja që spanon. Shefi i saj Adem Demaçi i paska kërcënuar të vetët se do ti shpallë tradhëtarë. …Christopher Hill qenka tërbuar me një pjesë të delegacionit. Madaleine Albright është tepër e zhgënjyer. Në rrethe të ndryshme flitet për pabesi shqiptare. Albright deklAroi: Nëse të dy palët nuk bien dakord, nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake në Jugosllavi dhe nëse shkas për dështim bëhen shqiotarët, ndihma ndaj tyre do të ndëpritet”. Më 18 mars 1999 u nënshkua në Francë ajo që quhet Marrëveshja e Ramboullet mes Kosoëvs dhe delegacionit amerikan dhe britanik dhe nuk i firmos nga pala serbe. Ishte kjo marrëveshje që i hapi rrugën ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë duke e shpallur territorin e saj nën administrimin e aleancës ushtarake të Atlantikut të Veriut. Ishte kjo marrëveshje që solli çlirimin e Kosovës, sulmet me bombardimeve në Serbi dhe një sërë proceseve të më passhme që u finalizuan me shpalljen e shtetit të Kosovës më 17 shkurt 2008. Por, pas më shumë se 15 vjetësh, situata në shtetin më të ri në Evropë është në kufijtë ekzistencialë. Tashmë Kosova duket se po shkon drejt pikës zero dhe përsëri janë kokëfortësitë, zemërimet ballkanike, sedra e sëmurë, etja për lavdi që janë gjallëruar dhe triumfuar përsëri. Në fakt ka edhe një arsye tjetër që është kundër Kosovës. Fatkeqësia e kësaj situate është që SHBA ka interesin e saj që Serbinë ta tërheqë nga vetja dhe të mos e lërë në prehin e Rusisë që e ka patur përherë kalin e saj në këtë cep të Evropës. Rrjedhimisht, Serbia është “i përkedhelur” i madh i SHBA për arsyen e madhe për të ndërprerë ndikimin rus. Por a e justifikon kjo qendrimin kundër SHBA të Albin Kurtit? Në disa momente të duket sikur qëndrimi i tij është pëkërisht ai që synonte të arrinte Serbia. Dhe në një farë mënyrë ajo ia ka arritur; Kosova është kundër SHBA dhe Serbia është më afër se kurrë më parë me SHBA.

KOSOVA KUNDËR SHBA

Më e rënda e të rëndave, është fakti se zyrtarisht Kosova ka marrëdhëniet më të ulta me SHBA, pikërisht projektuesja dhe ajo që e prodhoi shtetin e Kosovës. Protestat e dhunshme të bandave serbe në Veri të Mitrovocës, nisja nga puna e kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në komuna me shumicë serbe, deklarimet e kryeministrit Albin Kurti kundër sekretarit të Shtetit Antony Blinken kanë sjellë një situatë që Kosova zyrtare është kundër SHBA. Po sjellim të riprodhuar disa fraza nga deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti kundër SHBA: “Politika amerikane është e papërvojë dhe e padrejtë; “Unë nuk frikësohem nga sanksionet e Amerikës”; Sekretari amerikan është naiv”; “Sekretari Blinken më ka lënduar”; “Amerika nuk mendon thellë”. Mjafton këto për të kuptuar situatën që ai ndodhet Kosova. Ndërkaq, dalja në skenë e një platforme të dërguar nga kryeministri Edi Rama për presidentin Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Schultz solli një pikë të re vlimi. E shkruar nga specialistë amerikanë nga njëra anë ajo shihet si një formulë e mirë zgjidhjes së kësaj situate dhe nga ana tjetër vizatohet si një lavdi që Edi Rama kërkon të marrë në sytë e opinionit ndërkombëtar, veçanërisht atë amerikan. Dhe në këtë orë të ligë, shqiptarët bënë atë që dinë trë bëjnë akomë më mirë, të vihen kundër njëri-tjetrit. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka qenë më i ashpri ndaj Ramës duke deklaruar: “Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh, ky ishte një veprim i anshëm”. Thjesht, brenda çështjes së krizës në Kosovë është hapur në formë më ekstreme edhe një front tjetër, atë të përplasjes së nmadhe mes kryemistrit shqiptar të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit shqiptar të Shqipërisë Edi Rama. Por në këtë situatë që ndodhemi a vlejnë triumfimi personal i Albin Kurtit dhe i Edi Ramës? A vlen krenaria dhe kokëfortësia e Albin Kurtit sa vlen toka dhe shteti i Kosovës? A vlen që Kosova të humbasë kryealeatin e saj të madh SHBA që bëri të mundur të ekzistojë si shteti i dytë i shqiptarëve në Ballkan? A vlen që një Kosovë e dobët dhe jo pjesë e organizmave ndërkombëtarë, por krenare për sovranizmin e saj se i tregoi vendin SHBA-së? Të imagjinojmë për një moment sikur në mars të vitit 1999 një politikan në Kosovë ti drejtohej sekretares së shtetit Madaleine Albright se ishte naive, pra nuk kuptonte se çpo ndodhte. Imagjinoni një moment sikur në mars të vitit 1999 një politikan në Kosvë të deklaronte se nuk i frikësohej sanksioneve të SHBA. Kuptohet armiqësia tipike shqiptare e Albin Kurtit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E quajmë të kapërcyer edhe faktin që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 ai krijoi një degë në Tiranë të Vetëvendosjes dhe ajo garoi në atp zgjedhje. Por a ka shqiptar që e shpjegon armiqësinë e tij me sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe të mendojë për pasojat e kësaj armiqësie?

NËSE KOSOVA DO JETË PRO DHE KUNDËR SHBA

Nëse përpiqemi të mos mbajmë asnjë anë si partizan politik ndaj këtij apo tij personazhi dhe nëse vendosim në një peshore çfarë humbet dhe çfarë fiton Kosova me qëndrimin saj kundër dhe pro SHBA çfarë rezultati do kemi? Janë dy variante të vetme që ekzistojnë si të ardhme për Kosovën:

Varianti 1: Kosova kundër SHBA. Pasojat: Izolacion, armiqësi e përhershme me SHBA, vendisje e sanksioneve, një situatë të vazhdueshme konfliktuale në Veri të Mitrovicës, sanksione të SHBA dhe BE, mungesa e njohjeve nga shtete të ndryshëm të botës, por edhe tërheqje nga njohjet e vjetra, mungesë anëtarësimi në OKB, mungesë e anëtërsimi në organizmat e tjerë ndërkombëtarë, mungesë e marrëdhënieve normale me Shqipërinë.

Varianti 2: Kosova por SHBA. Përfitimet: Normalizimi i marrëdhenieve me SHBA, heqja e sanksioneve, zgjidhja e krizës në Veri të Mitrovicës, normalizimi i situatës në të gjithë shtetin e Kosovës, njohja e Kosovës nga Serbia, shtimi i njohjeve për shtetin e Kosovës, njohja nga Serbia, normalizim i marrëdhënieve me Shqipërinë.
Pra, në kushtet që ndodhemi, Kosovës i duhet të zgjedhës: Të jetë me SHBA dhe partner i saj apo kundër saj?

Përgjigja e kësaj pyetje nuk është pjesë e një interviste të munguar me Albin Kurtin, por vetë ekzistenca e Kosovës. Në këtë orë të ligë që po kalon Kosova të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë.

Next Post
Makina del nga rruga në Piraj, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Makina del nga rruga në Piraj, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Analize korrekte , por do ishte me e plote, ne se do argumentohej edhe ceshtja e “asociacionit” , qe gjithsesi nuk e rrezon veshtrimin realist te situates.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

July 11, 2026
Afrohet tajfuni Bavi, Kina evakuon mbi një milion banorë

Afrohet tajfuni Bavi, Kina evakuon mbi një milion banorë

July 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 12 Korrik 2026

July 11, 2026
Ministrja Sala në Tale: Tarifat e shërbimit shëndetësor vlejnë vetëm për turistët e huaj

Ministrja Sala në Tale: Tarifat e shërbimit shëndetësor vlejnë vetëm për turistët e huaj

July 11, 2026
VIDEO/ Shoferi i urbanit grushte qytetarit në sy të vajzës së mitur

U rrahën me njëri-tjetrin në Kombinat dhe Kamëz, arrestohen 3 persona, një në kërkim

July 11, 2026
Goditen 3 raste të lojërave të fatit në Tiranë, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

Goditen 3 raste të lojërave të fatit në Tiranë, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

July 11, 2026
Aksident me katër automjete në Rubik-Fushë Milot, dy pasagjere të plagosura

Aksident në Mirditë, plagosen 6 të mitur, dyshohet se makinën e drejtonte një 16-vjeçar

July 11, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore

July 11, 2026
Sonte koncerti i Kanye West, Rama: Marketing global. Një investim që sjell botën në Shqipëri

Sonte koncerti i Kanye West, Rama: Marketing global. Një investim që sjell botën në Shqipëri

July 11, 2026
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, caktohen masat e sigurisë. Për 15-vjeçaren u vendos shtrim në spital psikiatrik

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, caktohen masat e sigurisë. Për 15-vjeçaren u vendos shtrim në spital psikiatrik

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In