Kryesia e PD-së mblidhet sot me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj me qëllim hapjen e garës për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së pas humbjes së thellë të 14 majit.
Në këtë mbledhje nuk do të marrë pjesë Gazment Bardhi. Ky i fundit i ka kërkuar kryesisë që të mbledhë Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimet për zgjedhjet e 29 korrikut dhe po ashtu edhe për miratimin e Komisionit Zgjedhor.
Gazment Bardhi argumenton se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi Statuti parashikon për cerrtifikimin e antarësisë, ndërkohë që vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.
Mbledhja është thirrur me qëllim shqyrtimin e tre çështjeve:
1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSH;
2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”:
3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor; 4- Diskutim mbi propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm.
Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se Gazment Bardhi i ka kërkuar Kryesisë të mbledhë Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimet për zgjedhjet e 29 korrikut, e po ashtu edhe për miratimin e Komisionit Zgjedhor.
Raportohet se përveç zotit Bardhi, mbledhja është “bojkotuar” edhe nga deputetë të tjerë, mes tyre Helidon Bushati, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Bledjon Nallbati, Dhurata Cupi, Dashnor Sula dhe Juela Hamati.
Deri në këto momente kanë hyrë në mbledhje deputetët:
Arbi Agalliu,
Kreshnik Çollaku,
Jemin Gjana,
Fitim Zekthi,
Gentian Gaba,
Endri Hasa,
Indrit Sefa,
Roland Bejko,
Taulant zeneli,
Gazment Koduzi
Taulanda Jupi
Flutura Acka
Orjola Pampuri
Agron Kapllanaj
Enkelejd Alibeaj











