• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Zgjedhja e kandidatit të Trump dëmton Gjykatën Supreme në SHBA’

by Java News
07/10/2018 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senati amerikan konfirmoi të shtunën emërimin e Brett Kavanaugh si gjykatës të Gjykatës Supreme. Zgjedhjen e kandidatit të Trump e shoqëroi një betejë e ashpër. A rrezikon 53 vjeçari të shihet si gjykatës jo i pavarur?

Nga Michael Knigge

Për shkak të rregulloreve të emërimeve, fuqisë së madhe ndikuese të instancës dhe mandatit të gjykatësve, Supreme Court prej kohësh ka qenë një institucion politik. Gjykatësit e emëruar nga presidenti, të konfirmuar nga kongresi ishin përgjithmonë instanca më e lartë juridike e vendit më të fuqishëm në botë. Natyrisht gjykatësit në Supreme Court kanë qenë edhe shprehje e marrëdhënieve të pushtetit politik, e përpjekjes për të përcaktuar orientimin politik të vendit përtej mandateve të kufizuara të presidentëve apo anëtarëve të kongresit.

Dhe megjithatë kësaj here beteja e egërsuar për emërimin e Brett Kavanaugh mund të shënojë një orientim të ri të Gjykatës Supreme në SHBA. „Procesi i konfirmimit mund të shihet me siguri si një pikë kthese”, thekson Reed Galen, dikur këshilltar republikan në fushatat zgjedhore të John McCain, Arnold Schwarzeneggerit dhe George W. Bushit, e që tani e përcakton veten si politikisht të pavarur. „Për mua kjo ka qenë periudha më e errët që kemi pasur. Anëtarë të të dyja partive dhe amerikanët jashtë Uashingtonit janë jo vetëm të ndarë për shkak të procedimit, kandidatit dhe akuzueseve, por edhe të pështirosur nga i gjithë procesi.”

Kontradikta e pazgjidhur mbetet

Ajo që do të mbetet në kujtesë nga ky proces nuk është vetëm zgjedhja pas grindjesh të ashpra nga senati amerikan e kandidatit Kavanaugh që do të thotë fjalën e tij për tema të rëndësishme juridike. Ajo që do të mbetet janë edhe skenat prekëse, ku Christine Blasey Ford akuzoi Kavanaugh për tentativë për përdhunim. Ajo që do të mbetet është edhe hedhja poshtë në mënyrë të zemëruar e këtyre fajësimeve nga Kavanaugh. Ajo që do të mbetet është kontradikta e pazgjidhur mes deklaratave të Christine Blasey Ford dhe Kavanaugh.

Madje kjo mund të vendosë pikëpyetje mbi legjitimitetin dhe autoritetin e tij si gjykatës i Gjykatës Supreme në SHBA. E këtij mendimi është Jennifer Victor, eksperte për politikën amerikane në Universitetin George Mason. „Fajësimet e grave të kombinuara me qëndrimin partiak në intervistën e Kavanaugh mund të çojnë aty që grupe të caktuara të popullsisë në SHBA të besojnë se ai nuk do t’i mbrojë dhe se nuk ka për të qenë një gjykatës i pavarur para gjykatës.” Kjo nuk vlen vetëm për gratë, sipas Victor, por sidomos për viktimat e dhunës seksuale dhe për ata që i mbështesin viktimat.

Sondazhet tregojnë një dallim gjinor në mbështetjen për Kavanaugh. Shumica e femrave i besojnë deklaratave të Ford, ndërsa një shumicë e lehtë e meshkujve më shumë deklaratave të Kavanaugh. Nëse hiqet kriteri partiak, atëherë shuhet edhe dallimi gjinor. Gratë demokrate dhe burrat demokratë i besojnë me shumicë Ford, ndërsa gratë republikane dhe burrat republikanë i besojnë Kavanaugh.

“Rrëzohet perdja” 

“Gjykatësi Kavanaugh ka treguar një partishmëri të lartë gjatë intervistës”, sipas Victor. Dihet që gjykatësit kanë preferenca ideologjike, por tradicionalisht pritet që në opinionin publik ata të paraqiten neutralë dhe mbipartiakë. Kjo është e rëndësishme për pranueshmërinë e tyre në publik dhe legjitimitetin e gjykatës. Por me sulmet ndaj demokratëve, Kavanaugh jo vetëm që „rrëzoi perden e Gjykatës Supreme”, por me gjasë vuri pikëpyetje edhe mbi legjitimitetin e tij si gjykatës.

Pasoja e parë konkrete e konfirmimit të Kavanaugh do të ishte ndryshimi cilësor i përbërjes së gjykatës. „Çdo republikan në gjykatë do të jetë politikisht djathtas nga çdo demokrat në këtë instancë,” është i mendimit, Jeffrey Segal, ekspert i Gjykatës Supreme në Universitetin Stony Brook. „Sipas dijenisë sime nuk ka pasur kurrë një polarizim të plotë sipas përkatësisë partiake.” Deri më tani ka pasur më shumë demokratë konservatorë dhe republikanë më liberalë në Gjykatën Supreme. Këta ishin ata që i vinin vulën çështjeve. „Tani nuk ka më asnjë të tillë”, thotë Segal.

Edhe Jennifer Victor është e mendimit se për shumë njerëz është alarmuese të shohin me sytë e tyre se si Gjykata Supreme po i nënshtrohet polarizimit politik si institucionet e tjera. „Episode të tilla nuk kanë pasur përfundim të mirë.” Ekspertja kujton vitin 1875. Në vendimin e dhënë atëherë për rastin Dredd Scott Gjykata Supreme refuzoi padinë e një skllavi për të fituar lirinë. Ky rast shihet si pararendësi i luftës civile amerikane.(dw)

a.ç

Next Post
VIDEO/ Sajmir Çili kapet me ‘përdhunuesit e këngës’: O Shqipëri, këta janë kriminelët e kulturës

VIDEO/ Sajmir Çili kapet me 'përdhunuesit e këngës': O Shqipëri, këta janë kriminelët e kulturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike

March 4, 2026
Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

March 4, 2026
Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

March 4, 2026
Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In