• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëvendësministri Don Kishot

by Aalison Pearse Stevens
13/11/2018 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irena Beqiraj, ish zv. ministre e Financave

Dikur Gëte do të shkruante “Kohë të marra jetova dhe vetë nuk mungova të bëj marrëzira siç i kërkonte koha.”

Këto vargje më kujtohen sa herë dëgjoj studiuesin edhe Akademikun (në fakt është vetëm një pedagog i jashtëm i dy universiteteve) Taulant Muka, që herë i drejtohet qeverisë si “qelbësira”, e herë merr flamurin e saj në dorë për të luftuar ato që kanë bërë plagjaturë në doktoraturat apo në shkrimet e tyre shkencore.

Prometeut që ka vendosur të sjellë dritën e diturisë ndërnesh, i them që nuk na the asgjë të re, Shqipëria është plot me doktoratura plagjiaturë, artikuj shkencorë plagjiaturë. Librat universitarë të autorëve shqiptarë, pjesa dërmuese e tyre janë plagjiaturë. Asgjë e re për këdo që ka kaluar  sikur edhe një vit në godinat universitare shqiptare.

Doktoraturat plagjiaturë nuk janë gjë tjetër veçse një produkt i kohës dhe sistemeve që krijuam. Në Shqipërinë me 3 milionë banorë numëroheshin rreth 52 universitete private e shtetërore të cilët që të funksionin duhet të kishin në stafe doktorë shkencash. Një treg i vogël por me një numër universitetesh ekstremisht të lartë, solli një kërkesë “fiktive” për doktorë shkencash, por jo për shkencë mirëfilli.

Së dyti, nuk pati asnjë mekanizëm i cili të kontrollonte numrin e doktoraturave apo cilësinë e tyre.

Së treti, në Shqipëri u zhdukën të gjitha institutet e kërkimit shkencor mirëfilli, të cilët formësonin kërkesën për shkencë dhe kërkim, por edhe krijonin eko-mjedisin për një gjë të tillë.

Së katërti, ka pasur pak fonde për të mos thënë aspak fonde për kërkimin shkencor. Aq pak fonde kishte sa studimet post-universitare zhvilloheshin  në të ashtuquajturën shkollë pasuniversitare, e cila nuk ofronte asgjë, as libra, as leksione, as profesorë.

Por përshtatja nuk i ndaloi shqiptarët të bëjnë doktoratura plagjiaturë, artikuj plagjiaturë, libra plagjiaturë përderisa të gjithë parakushtet për të bërë kërkim siç duhet, mungonin.

Personalisht, kjo arsye më bëri të heq dorë nga akademia në vitin 2002 të cilën e kisha pasion dhe t’i drejtohem një titulli tjetër profesional ndërkombëtar të cilin e mora në vitin 2006 pas 3 vite studimesh.

Unë nuk u përshtata, por nuk mendoj që të gjithë ata që qëndruan në universitete edhe duke bërë doktoratura plagjiaturë, apo libra me plagjiaturë, kanë bërë mëkat.

Në këtë botën tonë gjërat nuk mund të shikohen bardhë e zi, apo keq dhe shumë mirë. Ndërmjet këtyre ekstremeve ka shumë më shumë altrernativa për të parë përmirësimin të cilin, nuk e kupton dot kur asyen ta drejton instikti i hendekut, (krahasimi me Holandën ) apo instikti i negativitetit, ku çdo gjë e bërë nga të tjerët apo e bërë në Shqipëri është bërë keq.

Si çdo gjë, edhe sistemi shqiptar arsimor është në përmirësim, krahasuar me 20 vite më parë. Nuk është më keq nga çfarë ishim, sikurse nuk jemi edhe aty ku duhet të ishim. Në 1997 nuk kishim libra, merrnim shënime në leksion, nuk kishim kompjutera, internet në shkollë, madje as biblotekë nuk kishte Fakulteti Ekonomik. Profesorët e Ekonomikut lexonin e përkthenin në darkë dhe në mëngjes shpërndanin shënimet e tyre.

Kemi nevojë për përmirësim? Patjetër, por jo domosdoshmërisht për gjueti shitrigash. Nuk kemi nevojë të dimë kush bëri plagjaturë 10 vitet e fundit, kemi nevojë të ndalojmë plagjiaturën 10 ditët e ardhshme e në vazhdim.

Nuk kemi nevojë të heqim tituj për ato që i kanë marrë 10 vitet e fundit, por për t’u treguar të kujdesshëm për tituj që do të japim 10 ditët e ardhshme e në vazhdim.

Nuk kemi nevojë të ulërijmë edhe të vëmë duart në kokë që një vajzë me doktoraturë punon në call center, por kemi nevojë t’i krjojmë mekanizmat të hapim universitetet tona drejt një përfshirjeje më të madhe të shqiptarëve që kanë mbaruar në universitetet jashtë dhe duan të kontribuojnë në Shqipëri.

Për këtë arsye, e quajta Donkishoteske kauzën për të zbuluar plagjiaturën. E dimë që ka edhe ka shumë. Nuk kemi më nevojë për demaskim. Nuk na shërben demaskimi. Duhet të rregullojmë. Ajo që kemi nevojë është të gjejmë mekanzimat për të përmirësuar sistemin. Kemi nëvojë për qartësi, mbi tëgjitha kemi nëvojë përqetësi në vlerësimin e tëdjeshmes.

Një shprehje e urtë thotë: kush e përdor shumë shpatën, rrezikohet nga tehu i së njëjtës shpatë!

Next Post
Protestuesit e PD te Unaza kërcënojnë Veliajn me jetë: Do të vijmë në shtëpi, ti do vdesësh!

Protestuesit e PD te Unaza kërcënojnë Veliajn me jetë: Do të vijmë në shtëpi, ti do vdesësh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Qershor 2026

June 27, 2026
Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

Ligji për financimin e partive, projektohen kufizime për afatet dhe masën e dhurimit

June 27, 2026
Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

June 27, 2026
Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

June 27, 2026
…sepse në fund mbetet gjurma vetjake në qiell!

…sepse në fund mbetet gjurma vetjake në qiell!

June 27, 2026
Përplasje e re në horizont mes SHBA-ve dhe BE-së, Trump kërcënon me tarifa 100%

Përplasje e re në horizont mes SHBA-ve dhe BE-së, Trump kërcënon me tarifa 100%

June 27, 2026
Pranga dy personave në Fier, policia u gjen drogë dhe kallashnikov në banesë

Të shtënat me armë ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhet ngjarja

June 27, 2026
Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord në Gjermani, sot pritet deri në 42°C

Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord në Gjermani, sot pritet deri në 42°C

June 27, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Eurodeputetja Ilaria dhe Ikbalja të protestojnë për gratë në Teheran, jo për zogjtë në Tiranë

June 27, 2026

Ndërlikimet e kualifikimit në grupet e Kampionatit Botëror

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In