• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi AIM: SPAK, korrupsioni, reagimi i Ramës

by Eduard Zaloshnja
03/10/2026 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Dje zhvillova anketimin elektronik AIM me banorë të rritur, për llogari të kompanisë së informacionit AIM. Në kampionin e anketimit u përfshinë 1234 të anketuar krejt të rastësishëm nga i gjithë vendi. Kampioni u kolaudua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më afërsisht popullsinë e rritur të vendit nga pikpamja demografike, gjeografike, arsimore dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor ishte plus/minus 2.8%.

Pyetja kryesore ishte: “Çfarë tregon për korrupsionin numri i madh i padive penale të SPAK-ut?”

Nga anketimi rezultoi se mbi 55% e të anketuarve mendonin se numri i madh i padive penale të SPAK-ut tregon se korrupsioni është goditur në Shqipëri (shihni Grafikun 1). Nga ana tjetër, mbi 43% mendonin se numri i madh i padive penale është tregues i rritjes së korrupsionit (1.5% ishin të dyzuar).

Ndër ata që mendonin se korrupsioni është goditur, shumica ishin votues të vjetshëm socialistë, por kishte edhe shumë të tjerë që ishin mosvotues ose votues të partive të vogla. Nga ana tjetër, ata që mendonin të kundërtën ishin shumica votues të vjetshëm të PD-ASHM-së, por edhe të disa partive të vogla.

GRAFIKU 1

Një pyetje tjetër në sondazh ishte “Çfarë reagimi donit nga Kryeministri Rama pas arrestit shtëpiak të Vlora Hysenit?”

Nga anketimi rezultoi se 40% e të anketuarve mendonin se Kryeministri Rama bëri reagimin e duhur. Ndërsa 8% mendonin se Rama duhej të kërkonte falje publike dhe pothuaj 8% mendonin se Rama duhej të jepte dorëheqjen si kryeministër. Nga ana tjetër, mbi 44% mendonin se ai duhej shpallte zgjedhje të parakohëshme (shihni Grafikun 2).

Ndër ata që mendonin se reagimi që bëri Rama ishte i duhuri, shumica dërmuese ishin votues të vjetshëm socialistë. Ndër ata që mendonin se Rama duhej të kërkonte falje publike ose të jepte dorëheqjen si kryeministër, shumica dërrmuese ishin mosvotues të vjetshëm. Nga ana tjetër, ata që donin zgjedhje të parakohëshme kishin votuar vjet në shumicë dërrmuese për PD-ASHM-në ose për parti të vogla.

GRAFIKU 2

Next Post
Tensionet në Lindjen e Mesme, anija me naftë goditet nga një predhë pranë brigjeve të Omanit -

Tensionet në Lindjen e Mesme, anija me naftë goditet nga një predhë pranë brigjeve të Omanit -

Comments 1

  1. Anna Anna says:
    2 days ago

    I dashur Zaloshnja! Në vend që t’i japësh frymëmarrje demokracisë shqiptare…Ti e drejton atë drejt Gangsterizmit hitlerian të Edi Ramës Më me kujdes zotëri!Nuk është populli dele,por qeveria hitleriane e Edi Ramës i’a ka vënë litarin në fyt popullit shqiptar duke e kërcënuar me Gogolin e Urisë dhe me largimet masive nga puna dhe nga Shqipëria …Thirri mendjes dhe mos puno kundër Atdheut tonë…Ti je intelektual i nderuar dhe ke mundësi të ndihmosh në progresin e Shqipërisë dhe mirëqënien e popullit shqiptar me ide racionale, konstruktive dhe të dobishme! Shqipëria ka nevojë sot më shumë se kurrë për Ty dhe për të gjithë ne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
“Kur një grua është në timon, pres autobusin tjetër”/ Agron Llakajt bën shaka, por vendoset nën shënjestrën e komentuesve: Mjerë kush të kupton, ke humbur…!

Debat për parodinë e protestës, Llakaj: Skeçi nuk fyen askënd, ndalni urrejtjen ndaj aktorëve

October 5, 2026
Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

October 5, 2026
Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com